AlbanianSport.com 16.01.2016 16:25
ASNN – Mediat e Prishtinës, të cilat u referohen atyre finlandeze, shkruajnë se futbollisti Lum Rexhepi ka arritur një hap të madh në karrierë, duke nënshkruar një kontratë me kampionin e shumëfishtë të Finlandës, HJK Helsinki.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i paftuar në ndeshjet e fundit, ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, me mundësi zgjatjeje. Ai së fundi luajti në Norvegji me Lillestromin, por një lëndim i pësuar, bëri që ai të mos ketë shumë paraqitje, shkruan yle.fi.
Tanimë dëmtimi i takon së shkuarës, dhe Lumi thotë është gati për sezonin e ri. “Vitin e kaluar për mua lë shumë për të dëshiruar, pasi u dëmtova gjatë sezonit”, – tha Rexhepi për faqen zyrtare në Internet të HJK Helsinkit.
“Sezonin tjetër nuk dua të humbas asnjë ndeshje për shkak të dëmtimeve”, – shtoi ai. Lojtari, i gjatë 1 m e 92 cm, më herët ka luajtur me Honkan, ku së fundi kishte pasur për trajner edhe Shefki Kuqin.
Me Kosovën, ai debutoi në miqësoren historike me Haitin. Ai ka edhe nënshtetësinë finlandeze, dhe kalimi te HJK Helsinki mund të bëjë që ai të marrë sërish ftesë nga përfaqësuesja e të rriturve të këtij vendi.