Gjergj Vyshka 16.01.2016 10:00
Dje pasdite ka nisur kursi i tretë i avancuar i menaxhimit sportiv. Në ceremoninë e hapjes së tij kanë marrë pjesë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello, si dhe Leonard Tase, që është dhe një nga lektorët kryesor në këtë kurs.
Pas përzgjedhjes së pjesëmarrësve do të jenë 20 të tillë, të cilët do të bëjnë këtë kurs. Dhe ndër ta spikasin emra që i ka dhënë sportit shqiptar dhe që i japin aktualisht të tillë Ervis Peza, Elvis Vulka, Laura Derhemi, Elton Kodra, Jani Nano, etj.
Deri më tani janë diplomuar në këtë nivel jo vetëm kuadro të sportit, por dhe gazetarë, edhe sepse ky është kursi në nivelin më të lartë për administrimin e një organizate sportive.