ASNN – Në testimin e parë zyrtar që pati mundësi t’i bëjë skuadrës, në miqësoren e zhvilluar përballë lezhjanëve, trajneri i sapo emëruar në krye të kuqebluve, Armando Cungu, ka mbetur pjesërisht i kënaqur. Ja intervista e tij për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, që AlbanianSport.com jua solli në dy pjesë dhe dje ishte pjesa e parë, ndërsa sot është e dyta .
… Vijon nga dje
– Shumë i nervozuar jeni shfaqur me lojtarët e stolit…
– Po, besoj i nervozuar. Ju e patë vetë diferencën nga pjesa e parë në pjesën e dytë, nuk ka shumë koment. Për mua si teknik nuk as edhe një koment, besoj edhe për juve që e patë nga jashtë ku çaluam pothuajse në çdo repart. Bëmë gabime të shumta, mund të ishte edhe fitorja e Besëlidhjes shumë pranë si rezultat i gabimeve tona. Megjithatë, nuk mund të ngarkoj me përgjegjësi as edhe një prej sportistëve absolutisht, pasi, në fund të fund të fundit, është ndeshja e parë. Në fund të fundit kanë shumë për të mësuar, jo vetëm këto të pjesës së dytë, por edhe të pjesës së parë.
– Ndonjë emër konkret ka?
– Emër konkret nuk mund të bëj të ditur të them të drejtën. Kemi shumë kontakte me shumë sportistë, kam mbet pak i zhgënjyer të them të drejtën, sidomos prej sportistëve shqiptarë, aq më tepër me lojtarë të cilët nuk janë aktivizuar pothuajse krejtësisht pjesën e sezonit me ekipet e tyre dhe kërkojnë shuma marramendëse tek klubi Vllaznia. Edhe sikur të jesh në kushte komode, sikur të kesh financa tepër të shëndosha, në radhë të parë duhet të shikosh se në çfarë gjendje je ti si lojtar për të pretenduar për shifra të tillë. Megjithatë nuk dëshiroj të bëj prezent asnjë emër. Vazhdojmë të jemi në kontakte 24 orë me sportistë, menaxher, drejtues të klubeve dhe shpresojmë gjithmonë që të paktën, një apo dy pika t’i mund plotësojmë me lojtarë.
– Ka totalisht dorë të lirë Armando Cungu tek Vllaznia për lojtarët?
– Absolutisht po, kam dorë të lirë për të bërë zgjedhjet e duhura në aspektin teknik. Megjithatë thashë edhe më përpara nuk dua të ngutem, nuk kam ardhur këtu thjeshtë se duhet të bëjmë dy-tre ndërhyrje dhe të shpenzojmë para në tym. Kam ardhur normalisht, edhe jo për të bërë edhe dorështrënguarin, por kam ardhur që zgjedhjet që të vijnë të paktën minimalisht të bëjnë një diferencë me lojtarët aktualë. Në këto kushte lojtarët të cilët vijnë me një diferencë pothuajse si lojtarët shkodranë, ose ndoshta edhe më keq, nuk ka as edhe një logjikë për t’i mbajtur.
– Deri kur do të qëndrojë Vllaznia në Ulqin dhe a do të ketë miqësore të tjera?
– Besoj se ditën e hënë kemi edhe një miqësore tjetër, e cila do të na shërbejë edhe ajo, pasi nuk kemi më mundësi edhe sikur të duam ne. Sepse siç e dini edhe ju që të shtunën e ardhshme fillon sezoni për ne. Kështu që në këtë miqësore të së hënës është një mundësi e fundit për ne për të parë gjendjen e sportistëve.