AlbanianSport.com 15.01.2016 22:50
ASNN – Adnan Januzaj është i gatshëm që të luajë kundër Liverpulit. Mesfushori shqiptar, i cili u rikthye nga huazimi tek Borusia e Dortmundit gjatë merkatos së janarit, duket se ndaj rivales historike do ta bëjë paraqitjen e parë pas një sezoni për “Djajtë e kuq”.
Të dielën, duke nisur nga ora 15:05, Liverpuli pret në Stadiumin e vet, “Enfilld Roud”, Mançester Junajtid dhe, sipas mediave angleze, gjendja fizike e Januzajt është përmirësuar dukshëm dhe cili pritet të jetë në stolin e rezervave për këtë ndeshje.
E përditshmja britanike “Daily Mail” shkruan se Januzaj është gati të luajë në derbin e madh kundër Liverpulit. Por gjithçka mbetet në duar të holandezit Luis Van Gal, i cili e kritikoi Januzajn për gjendjen e tij fizike pas rikthimit nga Dortmundi.