Vllaznia / Cungun s’e bindin Maksuti & Zvoniçi: Asnjë nuk hyn në punë

Share Button

Vllaznia

Gaspër Marku 14.01.2016 11:35

Maqedonasi Miran Maksuti dhe boshnjaku Denis Zvoniç stërviten me Vllazninë në Ulqin, por ende nuk bindin drejtuesit e skuadrës për cilësitë e tyre. Mbetet gjithçka e hapur. Me kuqeblutë e Vllaznisë, të cilët që prej së hënës vazhdojnë të stërviten në kampingun “Olimpik” të Ulqinit, në seancat stërvitore të së mërkurës janë bashkuar dy prurjet e reja të merkatos dimërore. Të sugjeruar prej nevojave të parashtruara nga stafi shkodran, menaxherët përkatës që kanë raporte bashkëpunimi me KF Vllaznisë kanë sjellë futbollistët e parë.

Bëhet fjalë për maqedonasi Miran Maksuti dhe boshnjakun Denis Zvoniç. Nga sa bëhet e ditur, i pari që i përket repartit të sulmit, 22-vjeçari Maksuti, pjesë e FC Shkup ka mbërritur mbrëmjen e së martës duke u akomoduar menjëherë në hotel “Dajti” të Ulqinit. Ndërkohë futbollisti tjetër, që i përket repartit të mbrojtjes dhe më konkretisht pozicionit qendër, 24-vjeçari Denis Zvoniç, i aktivizuar me ekipin Velezh të kampionati boshnjak, ka mbërritur paraditen e së mërkurës dhe që të dy janë janë vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit të Vllaznisë.

Ata janë përfshirë në programin stërvitor përkrah kontingjentit të aktual të skuadrës kuqeblu. Krahas seancës së paradites, ajo që ka shërbyer më shumë për futbollistët e ardhur ka qenë stërvitja e pasdites, gjatë së cilës trajneri Cungu ka zhvilluar edhe një minutazh të konsiderueshëm lojë në fushë të hapur. Të dy futbollistët e huaj janë vendosur në ato pozicione që ato pretendojnë se bëjnë më të mirën e tyre, mbrojtje dhe sulm. Një test ky aspak bindës për dyshen Zvoniç-Maksuti, gjë e cila reflektohet në deklaraten e dhënë mbrëmjen e së mërkurës nga tekniku Armando Cungu.

Duke folur për “Sport Ekspres”, ai deklaroi prerazi: “Asnjëri nuk na hynë në punë!” Kaq mjafton për të mësuar se trajneri shkodran nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga paraqitja e dy futbollistëve në fjalë, të cilët me të gjitha gjasat sot ato të largohen nga kampingu ulqinak për t’u rikthyer andej prej nga kanë ardhur. Megjithatë, edhe pse përshtypje e krijuar në seancat e së mërkurës ka qenë tejet zhgënjyese për stafin teknik, të dy futbollistët e huaj, apo ndoshta dhe vetëm njëri prej tyre pritet të jenë pjesë e miqësores së sotme me lezhjanët, duke pasur edhe një mundësi tjetër më shumë për t’i ndërruar mendimin trajnerit Cungu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh