AlbanianSport.com 19.10.2014 13:25
ASNN – Besëlidhja jo vetëm që ka shpërthyer në gola, por dje ka marrë dhe kreun e grupit të Veriut pas javës së tretë, teksa tashmë kryeson me 9 pikë të plota. Lezhjanët me shumë zgjuarsi e kanë goditur që në minutat e para skuadrën mike, ndërsa në minutën e 4-t, Malo e ka kaluar në epërsi Besëlidhjen.
Më pas në të 15-tën minutë, Marash ka shënuar dhe golin e dytë. Dhe në fundin e pjesës së parë ka shënuar dhe Xhorxheviç. Në pjesën e dytë Allamani e më pas Marashi kanë firmosur rezultatin përfundimtar 5-0 për Besëlidhjen. Lezhjanët kanë treguar që janë skuadër më kompakte, ndërsa ka rënë në sy kthimi i Armando Nokës.
Ndeshja është karakterizuar nga “Fair-Play”, ndërsa lojtarët e të dy skuadrave janë ndarë miqësisht me njëri-tjetrin. Të gjithë tashmë besojnë tek kthimi i Besëlidhjes në Superiore, ndërsa ka pasur dhe një qëndrim korrekt të forcave të rendit. Përfundimisht 5-0 për Besëlidhjen.
Besëlidhja – Veleçiku 5-0
Shënues: Malo 4’, Marashi 15’, 89’,
Xhorxheviç 45’, Allamani 53’
Besëlidhja: Demi, Shytani, Gjokeja, Begaj (Hoxha 46’), Jakupi, Dibra, Xhorxheviç (Përgjini 63’), Allamani (Noka 67’), Gruda, Marashi, Malo. Trajner: S. Bardhi
Veleçiku: Hallunaj, Hotaj, Grishta, V.Pepaj, Osmani, Djepaxhia (Lardaku 46’), Banushaj (Drabeja 60’), Ujkaj, Hebaj, Ibraj (Idrizi 38’), O. Pepaj. Trajner: K. Krepi
Karton i verdhë: Banushaj