Gjergj Vyshka 13.01.2016 17:05
Suela Mëhilli ka dalë për herë të parë këtë vit në garat ndërkombëtare dje në Kieza Valmalenko, teksa ka konkurruar në Sllallomin Gjigand.
Ajo është renditur në vendin e 80-të mes 81 skiatorëve që përfunduan garën, ndërsa tetë të tjerë nuk e kanë përfunduar garën.
Në rrëshqitjen e parë ka regjistruar kohën 1 minutë, 22 sekonda e 93 të qindtat, kurse në të dytën 1 minutë, 15 sekonda e 72 të qindtat.
Dhe me kohën e përgjithshme 2 minuta, 38 sekonda e 65-të të qindtat e ka mbyllur gjithçka në vendin e 80-të.