Gjergj Vyshka 13.01.2016 13:45
Presidenti i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Nesim Jahollari, do të jetë i pranishëm në fazën finale të Kampionatit Evropian të këtij sporti, që do të zhvillohehet në Poloni, nga data 16, deri më 31 janar 2016.
Kështu ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli, ndërsa më parë Federata Evropiane e Hendbollit kishte kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në vend një farë informacioni për delegacionin që do të merrte pjesë në Poloni.
“Por ne nuk jemi pjesëmarrës, sepse shorti është hedhur më parë dhe nuk kemi pasur mundësi konfirmimi. I vetmi konfirmim është pjesëmarrja në mars me kombëtaren e të rejave në Gjeorgji”, – ka përfunduar Çakalli, kurse presidenti Jahollari do të jetë i vetmi shqiptar në finalet e Kampionatit Evropian në Poloni.