Gjergj Vyshka 13.01.2016 12:05
Tre kroatë, të marrë në momentin e fundit nga drejtuesit e skuadrës shkodrane, kanë shërbyer që të sjellin suksesin e madhe në këtë turne në Ulqin. KS “Ali Demi” e ka nisur me fitore turin e dytë në turneun e pestë ndërkombëtar të futbollit të sallës “Otranto Olimpik”, që është duke u zhvilluar në Ulqin.
Tre kroatë, të sjellë në momentin e fundit nga drejtuesit e kësaj skuadre, kanë shërbyer për t’i suksesin e parë dhe të rëndësishëm përballë një kundërshtari tepër të fortë si “Cungu & Company”. Pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekura, falë një loje shumë të fortë.
Në pjesën e dytë, edhe me aktivizimin e lojtarëve të rinj, KS “Ali Demi” ka një tjetër pamje e paraqitje dhe në fund ka ardhur goli i shumëpritur pikërisht nga blerjet e reja. 1-0 dhe fitore që i jep shansin KS “Ali Demit” që të pretendojë gjysmëfinalet. Ndërkohë po në të njëjtin grup Vllaznia është mundur 2-4 nga Podgorica.
Sipas mediave, shkodranët kanë luajtur një ndeshje të dobët përballë një kundërshtari me tepër eksperiencë. Janë dalluar për Vllazninë Mlloja, Meta dhe Çela, kurse golat kanë ardhur nga Çela dhe Alibali. Sot KS “Ali Demi” do të jetë përballë Podgoricës dhe Vllaznia ndaj “Cungu & Company”. Turneu përfundon të shtunën.