AlbanianSport.com 13.01.2016 09:35
ASNN – FIFA ka shkarkuar nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Zherom Valke. Organi që qeveris futbollin botëror bëri të ditur sot se Valke është duke u hetuar për veprime të paligjshme.
“Komiteti i Përkohshëm i FIFA-s, më 9 janar 2016, ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Zherom Valken dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – thuhet në një deklaratë të lëshuar.
Francezi, i cili ishte numri dy i futbollit botëror dhe krahu i djathtë i Sep Blaterit, ishte pezulluar për shkak të akuzave se ai ka ndihmuar që biletat e Botërorit të vitit 2014, të shiten në tregun e zi. Disa javë më parë, edhe Blateri u pezullua për tetë vjet.