Legjionarët / Hysaj “me këmbë në tokë”: Për titullin flasim në fund

Share Button

Elseid-Hysaj-Napoli-portret

AlbanianSport.com 12.01.2016 10:10

ASNN – Elseid Hysaj është një prej lojtarëve që kanë shkëlqyer në fazën e parë të Serisë A të Kampionatit Italian të Futbollit. “Kampion dimri” me Napolin, por me synimin madhor për të fituar titullin në fund të sezonit, duke u bërë shqiptari i parë që ngre trofeun, pas Naim Kryeziut në sezonin 1941-1942 me Romën. “Nuk e kam ditur që ishim shpallur kampionë dimri, por vetëm kur e dëgjova në lajme”, – ka thënë Hysaj në një intervistë për paketën e transmetimeve sportive me pagesë “SuperSport”.

“Thjesht kam parë që ishim në vend të parë, – ka vijuar shkodrani i napolitanëve. – Të jesh kampion dimri nuk ka shumë rëndësi, më mirë të fitosh titullin “kampion” në fund. Vendi i parë ka presion, sepse me kalimin e ndeshjeve, duhet ruajtur patjetër ky pozicion. Ne të gjithë e dimë që nuk duhet të na kapë euforia e tifozëve. Do shikojmë vetëm në tre ndeshjet e fundit se cila skuadër është në vend të parë dhe cila në të dytin.”

Një protagonist absolut me kryesuesit e kampionatit italian, Hysaj tregon se transferimi në San Paolo ishte basti i karrierës, një lëvizje falë së cilës është rritur në aspektin individual. Në fund të vitit 2015, Hysaj u vlerësua si mbrojtësi më i mirë i djathtë në Serinë A për gjysmën e parë të kampionatit dhe si një prej më të mirëve në Evropë për këtë pozicion. Por, ky nuk është maksimumi, pasi 21-vjeçari beson se mund të përmirësohet ende. Hysaj flet edhe për diferencat ndërmjet Napolit dhe Kombëtares. Dy ide të ndryshme loje, që i kanë sjell suksese skuadrave.

“Është lojë e ndryshme”, – ka deklaruar ai për median në fjalë. – Një mendim tjetër i skuadrës dhe taktikë e ndryshme. Te Napoli luajmë në vijë dhe me top, ndërsa në Kombëtare duhet të mbulojmë secili lojtarin e tij. Janë mendime të ndryshme që kanë sjellë shumë përmirësime si te Napoli ashtu edhe në Kombëtare. Në përfaqësuese jemi lojtarë që vrapojmë që kemi zemër të madhe. Kjo është loja jonë prej tre vjetësh dhe nuk mund ta ndryshojmë”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh