Taekuondo / Absurd shqiptar, asamble & kualifikuese për “Rio 2016”, në një ditë

Share Button

Taekwondo_Belt_Holder

Gjergj Vyshka 12.01.2016 07:55

Absurditeti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë (World), më 17 janar, në ora 10:00, në mjedis (meeting room) përballë shoqatës Studenti me trajner mjeshtër Xhevahir Hysa, do të zhvillojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme. Në të njëjtën datë, duke nisur që nga e shtuna, delegacioni shqiptar i përbërë nga tre sportist do të jetë pjesëmarrës në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, i cili zhvillohet në Stamboll.

Nëse ka gjë më të rëndësishme se sa kualifikimi në Lojërat Olimpike për një sport që është ende i ri në vendin tonë edhe mund të bëheshin dy veprimtari në një ditë. Por duke qenë se jemi në vitin olimpik, jo vetëm sportet elitare, por dhe sportet më pak të rëndësishme në vendin tonë janë përfshirë në vorbullën e kërkesës për të qenë me sportistë me normë në Rio. Ndaj dhe është shpallur viti i olimpiadës, ndërsa edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit fondet më të shumta i ka përqendruar tek sportet olimpike.

Aq më tepër taekuondoja (World), teksa drejtuesit e kësaj Federate e kanë ditur me kohë që do të bëhej ky turne, i paralajmëruar edhe nga Egers Aliu në Anketën e 10 sportistëve më të mirë të vitit 2015 më 27 dhjetor në hotel “Sheraton”, duhet ta kishte të rëndësisë së veçantë këtë turne në Stamboll. Dhe duke pasur këtë lloj përplasje në dy veprimtari, Leonidha Kapri, zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, që kohët e fundit është bërë zëri i arsyes brenda këtij institucioni, ka kërkuar me kohë ndryshimin e datës së Asamblesë. Gjë që nuk është miratuar…

 

Ja Rendi i ditës i

Asamblesë së Përgjithshme të Taekuondosë (World)

(17 janar 2016)

 

1)       Verifikimi i përbërjes së mbledhjes

2)       Raporti i presidentit

3)       Raporti financiar (sekretari i përgjithshëm)

4)       Zgjedhjet për vendet vakante në Komitetin Ekzekutiv, kandidaturat e përzgjedhura janë: Arjola Kasaj (propozuar nga Tirana), Elvis Sejko (propozuar nga Vllaznia), Sokol Cera (propozuar nga Shqiponja)

5)       Miratimi i kalendarit për vitin 2016, paraprakisht: Aktivitete Kombëtare (Kampionati Kombëtar të rritur, të rinj dhe kadet fillimi i muajit prill), (Turneu i pestë ndërkombëtar Tirana Open 7 maj), Kampionati Kombëtar fëmijë (A, B dhe C), Tirana Trofi (muaji tetor), Kupa e Shqipërisë fundi i nëntorit në Fier dhe Kupa e Ambasadorit në momentin që do të merret konfirmimi nga Ambasadori, si dhe ndonjë aktivitet tjetër që do të propozohet nga shoqatat. Aktivitetet Ndërkombëtarë sipas kalendarit të kushtëzuar nga ndërkombëtarët.

6)       Preventivi paraprak për ndarjen e fondit Grant 2016, që është io njëjtë me fondin e vitit 2015 në shumë 150.000 lekë të rinj; 600.000 lekë të rinj për aktivitetet kombëtare, 300.000 lekë për aktivitetet ndërkombëtare, 100.000-120.000 lekë taksa e licencës ndërkombëtare për trajnerë e gjyqtarë, 200.000 lekë të rinj për shpenzime për federatë, 280.000-300.000 lekë të rinj për kontratat vjetore të punësimit e detyrueshme nga MAS.

7)       Ndryshimet në Rregulloren e Brendshme

8)       Dhënia e statusit provizor për ekipet Smart Kids dhe Visela Martial Art

9)       Shqyrtimi i statusit për ekipet jo aktive Sopoti dhe Mai Tai Shqipëri

10)      Diskutime nga anëtarët

11)      Mbyllja e punimeve të asamblesë

 

Delegacioni i Shqipërisë

në turneun e Stambollit

(16-17 janar)

 

Leonidha Kapri

(drejtues delegacioni dhe trajner i ekipit kombëtar)

 

Elvis Vulka                (menaxher)

Ada Demneri                        (pesha – 57 kg, sportiste)

Egers Aliu                 (pesha – 58 kg, sportist)

Ledjan Çekaj             (pesha – 68 kg, sportist)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh