Më të mirët e 2015-ës, ja çmimet e tjera që u dhanë në ceremoninë e Zyrihut

Share Button

Ballon-d-Or-2016-salla

AlbanianSport.com 11.01.2016 20:55

ASNN – Në ceremoninë gala në Zyrih u nda edhe çmime të tjera, ku trajneri më i mirë i vitit u shpall Luis Enrike, i cili ishte në finale me Horhe Sampaoli dhe Pep Guardiola. Trajneri i Barcelonës është shpallur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA, pas sukseseve me skuadrën e tij në Spanjë dhe Evropë.

Enrique ka udhëhequr skuadrën e tij drejtë 5 titujve, duke dominuar kështu futbollin evropian. Ai për këtë çmim ka mposhtur trajnerin e Bajernit të Mynihut, Pep Guardiolën, dhe atë të Kilit, Horhe Sampaoli. Luis Enrike fitoi 31.08 % të votave, Pep Guardiola, 22.97 %, ndërsa Sampaoli vetëm 9.47 %.

Ndërkaq, Karli Llojd u shpall futbollistja më e mirë për femra. Futbollistja amerikane ishte e jashtëzakonshme në vitin që shkoi, duke u shpallur edhe “kampione” e botës dhe e meritoi këtë çmim prestigjioz individual. Ajo mposhti në treshen finale dy konkurrentet e tjera, japonezen Ai Mijama dhe gjermanen Silia Shashiç.

Trajnerja më e mirë për femra u shpall Xhill Elis, e përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo i mposhti dy konkurrentët meshkuj, Mark Sampsonin, trajnerin e Uellsit, dhe Norio Sasakin, trajnerin e Japonisë. Goli më i bukur për vitin që lamë pas u zgjodh ai i shënuar nga braziliani Uendell Lira.

Ai mposhti në garë për golin më të bukur të vitit, Alesandro Florencin dhe Lionel Mesin, me një gol të realizuar “alla Play Station”. Çmimin e FIFA-s për “Lojën e Ndershme”, (Fair Play) shkoi për të gjitha organizatat e futbollit që mbështetën refugjatët në këtë vit të vështirë për ta.

Ndërkohë, është shpallur edhe ekipi më i mirë i botës për vitin 2015, që përbëhej nga Manuel Nojer; Thiago Silva, Marselo, Serxhio Ramos, Dani Alvesh; Andres Injiesta, Luka Modriç, Pol Pogba; Lionel Mesi, Nejmar dhe Kristiano Ronaldo. Portieri gjerman nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh