Atletikë / Britanikët propozojnë “tabula rasa”, të fshihen të gjithë rekordet

Share Button

Atletike-Starteri-kembet

AlbanianSport.com 11.01.2016 13:45

ASNN – Një propozim që në dukje është i çuditshëm dhe radikal, por që sidoqoftë nuk është krejtësisht pa thelb. Është Federata Britanike e Atletikës ajo që propozon anulimin e të gjithë rekordeve botërore. Organizmi që qeveris atletikën në Britaninë e Madhe publikoi një material të cilësuar si “Manifesti për një sport të pastër”, ku ka sugjeruar disa masa me synimin për të zhdukur fenomenin e dopingut që është shfaqur së fundmi në këtë sport.

Propozimi më tronditës është pikërisht ai i anulimit të të gjitha rekordeve botërore që janë vendosur në disiplina të ndryshme të atletikës, propozim ky që do të shkaktojë jo pak polemika, pasi në këtë rast nuk bëhet aspak diferenca mes rezultateve të arritura në mënyrë të rregullt dhe atyre me ndihmën e dopingut. Megjithatë nuk është hera e parë që bëhet një propozim i tillë.

Më parë, kjo ka ndodhur në sportin e notit, ku u hoqën të gjitha rekordet e arritura nga notarët në periudhën 2008-2010 kur përdorën superkostumet si dhe në çiklizëm, në garën e orës për shkak të evoluimit teknik të biçikletave. Por Federata angleze e Atletikës propozoi edhe masa të tjera në luftën kundër dopingut dhe një prej tyre ishte mbajtja e një regjistri publik nga WADA për të gjitha testet që rezultojnë pozitive duke përfshirë vendin dhe kohën.

Të tjera propozime të bëra janë edhe skualifikimi me 8 vjet i sportistëve me doping, përdorimi i pasaportave biologjike për të gjithë pjesëmarrësit në kampionatet botërore, më shumë qartësi në lidhje me substancat që lejohen për përdorim terapeutik. Sipas rrjetit BBC, e gjithë kjo lëvizje e Federatës Britanike të Atletikes është bërë edhe për faktin se në vitin 2017, Botërori do të zhvillohet në Londër dhe se presidenti i IAAF-it, Sebastian Koe kërkon të mbrojë postin e tij. Ky i fundit ka bërë një propozim për dyfishimin e buxhetit për testet antidoping.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh