“Topi i Artë”, ja harta e 9 vendeve që e kanë fituar çmimin prestigjioz

Share Button

Ballon-d-Or-2015-gjeografia

AlbanianSport.com 11.01.2016 11:15

ASNN – Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot duke filluar nga ora 18:30, ku Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Nejmari janë kandidatët për ta fituar atë. Duke vërejtur statistikat, spikat fakti se Gjermania dhe Holanda kryesojnë në numrin e lojtarëve që e kanë fituar “Topin e Artë”. Ky çmim ka shkuar për lojtarët gjermanë dhe holandezë shtatë herë.
Gjashtë herë këtë çmim e kanë fituar futbollistët francezë, ndërsa nga pesë herë ata italian, brazilian argjentinas dhe portugezë. Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet sonte në mbrëmje në Zyrih, duke filluar nga ora 18:30 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Kristiano Ronaldo është duke shpresuar që ta rrëmbejë Topin e Artë për të tretën herë me radhë.
Por ai do ta ketë të vështirë përball dyshes Lionel Mesi-Nejmar që kanë shkëlqyer në vitin që lamë pas duke fituar 5 tituj me Barcelonën. Për vitin që lamë pas, Ronaldo shijoj sukseset si “Këpuca e Artë” dhe gjithashtu u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit, por duket mbrapa dyshes magjike të katalanëve që përveç trofeve, kanë qenë të mahnitshëm me paraqitjet e tyre.
Lionel Mesi pati një vit të shkëlqyer duke i ndihmuar skuadrës së tij të rikthehet furishëm te titujt, pasi atij dështimi me trajnerin Tata Martino, dhe shihet si favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim, që do të ishte i pesti për të në karrierë. Në anën tjetër, Nejmari po tregon se mund të jetë pasardhës i denjë i Lionel Mesit tek Barcelona, kur ky i fundit t’i varë në gozhdë këpucët e tij.
Nejmari shihet si lojtari i tretë më i mirë në botë dhe sipas analistëve, kur Ronaldo e Mesi nuk do të jenë për ta fituar këtë çmim, braziliani do të dominojë tërësisht. Në 7 vitet e fundit, këtë trofe e kanë fituar ekskluzivisht Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Nëse edhe këtë vit e rrëmben njëri prej tyre, do të jetë viti i tetë që dy lojtarët më të mirë në botë, nuk po i lëshojnë vend të tjerëve që nga viti 2008.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh