AlbanianSport.com 19.10.2014 08:50
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra ka luajtur dje 3 nga ndeshjet javës së parë të këtij sezoni, ndërsa takimi Studenti-Skënderbeu luhet sot. Sikundër pritej, ekipet favorite nuk kanë patur probleme në takimet e para.
Kampionia në fuqi e koshit shqiptar të femrave, Flamurtari, i ka dhënë një leksion debutues në këtë nivel, Përmetit, duke e mundur me rezultatin e thellë 82-38. Po kështu e thellë ka qenë edhe fitorja që Tirana mori në kryeqytet ndaj Elbasanit.
Vajzat bardheblu kanë fituar me rezultatin 104-65, ndërsa Aponia, që ka udhëtuar drejt Shkodrës, për t’u përballur me Vllazninë, është kthyer që andejmi me një fitore komode, në shifrat 85-59.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e parë
(18-19 tetor 2014)
Dje:
Vllaznia – Apolonia 59-85
Përmeti – Flamurtari 38-82
Tirana – Elbasani 104-65
Sot:
Studenti – Skënderbeu ora 11:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 1 1 0 82-38 2
- Tirana 1 1 0 104-65 2
- Apolonia 1 1 0 85-59 2
- Vllaznia 1 0 1 59-85 1
- Elbasani 1 0 1 65-104 1
- Përmeti 1 0 1 38-82 1
- Kamza Basket 0 0 0 0-0 0
- Skënderbeu 0 0 0 0-0 0
9. Studenti 0 0 0 0-0 0