AlbanianSport.com 10.01.2016 22:05
ASNN – Sipas asaj që njoftojnë mediat ruse, një klub noti i dimrit në qytetin siberian Krasnojarsk mbledh të rinjtë dhe të vjetrit nga të gjitha sferat e jetës. Ata ndajnë një dashuri të përbashkët, ujin e ftohtë dhe të ftohtin siberian.
“Momenti i zhytjes është i papërshkrueshëm, – këmbëngul thotë kryetari i klubit, 68-vjeçari Mikahil Sashko. – Pas kësaj të pushton energjia dhe gjithë trupi ndihet më i çlodhur. Bashkëshortja ime thotë se jam i çmendur.”
Me një shtëpi të vogël nga druri në brigjet e lumit Jenisei, klubi i notit të dimrit “Cryophile” – i emëruar sipas organizmit që lulëzon në temperaturat ekstremisht të ftohta, ka rreth 300 anëtarë.
Notarët thonë se temperaturat e ajrit shpesh arrijnë minus 30 gradë celsius apo edhe më ulët në muajt e gjatë të dimrit siberian…