Shaqiri, “pa doreza”: Shqipëria nuk më përfilli, nuk do të luaj as për Kosovën

Share Button

Xherdan-Shaqiri-Zvicra-Kurrizi

AlbanianSport.com 10.01.2016 19:50

ASNN – Në një intervistë për “Blick”, ylli shqiptar i Stouk Sitit, Xherdan Shaqiri ka thënë se ndihet mirë me përfaqësuesen e Zvicrës, duke hedhur poshtë mundësinë që të luaj një ditë për atë të Kosovës. I pyetur nëse do të luajë një ditë për Kosovën nëse kjo e fundit pranohet në FIFA, Shaqiri, ka thënë: “Nuk shqetësohem për këtë. Ndihem rehat me përfaqësuesen e Zvicrës.”
Më tej, ai tutje ka konfirmuar se Shqipëria asnjëherë nuk e ka pyetur nëse dëshironte ta vishte fanellën e kësaj Kombëtareje. “Asnjëherë nuk më ka kërkuar, – ka deklaruar Shaqiri për median në fjalë. – Kur kam luajtur për ekipin përfaqësues të Nën-18-vjeçarëve të Zvicrës, ata nuk më kanë kontaktuar. Edhe në moshën 18-vjeçare unë isha një lojtar i përfaqësueses së të rriturve të Zvicrës.”
“Vetëm atëherë nisi të flitej për mua në Shqipëri”, – ka thënë Shaqiri. Kështu, Xherdani i hapi derën e shtëpisë gazetës “Blick” në një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën e tij. Mesfushori i lindur në Kosovë foli për zgjedhjet e tij dhe vendimet për të ardhmen, duke befasuar jo pak. Ndeshja me Shqipërinë është 5 muaj larg dhe Shaqiri tregon se nuk i është kërkuar për të veshur fanellën kuqezi.
“Kur isha me përfaqësuesen e Nën-18-vjeçarëve të Zvicrës, nuk më njihnin dhe në Shqipëri nisi të flitej kur unë u bëra pjesë e përfaqësuese së parë”, – tha ai për gazetën zvicerane. Megjithatë 24-vjeçari nuk mendon as për përfaqësuesen e Kosovës edhe kur të jetë anëtarësuar në FIFA. “Nuk do merrem me këtë, pasi ndjehem shumë mirë në kombëtaren zvicerane”, – tha lojtari, i cili u largua nga Gjilani kur ishte vetëm 1 vjeç.
Xherdan Shaqiri thotë se ka ende kohë për të menduar për përballjen me Shqipërinë, që sidoqoftë, ka dashur ta shmangë. “Nuk e doja shortin me Shqipërinë, – ka pohuar ish-lojtari i Bazelit, Bajernit dhe Interit për gazetën “Blick”. – Kryesisht për shkak se do kishte qenë më emocionuese nëse do luanim me një kundërshtar të ri. Me Shqipërinë e dimë se çfarë na pret.”
“Natyrisht, familja ime do të më përkrahin mua, por do jetë një ndeshje speciale për të gjithë, – ka sqaruar Shaqiri. – Megjithatë, unë distancohem pak nga kjo temë.” Shqiptari me pasaportë zvicerane i cili luan për ekipin e Stouk Sitit në Premier Ligën Angleze, fiton 9.5 milionë stërlina bruto në vit, kontrata më e mirë që ka nënshkruar ndonjëherë një sportist zviceran, përfundon “Blick”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh