AlbanianSport.com 10.01.2016 19:05
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Rona Kokajn e kanë kapluar që tani emocionet, kurse Euron Kapuqin nuk po e zë gjumi natën, duke menduar se si do të paraqitet në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, që nisin më 12 dhe do të përfundojnë më 21 shkurt 2016.
Por, të dy skiatorët e ngarkuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) për të marrë pjesë në olimpiadën e të rinjve, që do të mbahet në Lilehamer të Norvegjisë, kanë një qëllim, të mundohen të kthehen me medalje, shkruan sot e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”.
Megjithatë, ata pranojnë se do të jetë goxha e vështirë, jo se nuk i besojnë vetes, por sepse nuk kanë pasur kushte të mjaftueshme për t’u përgatitur, siç kanë bërë rivalët që do t’i kenë në shtigjet e bardha të Norvegjisë. “Do të mundohem të paraqitem sa më denjësisht”, – thotë 17-vjeçarja Kokaj, ndërsa Denjësisht premton se do të paraqitet edhe Kapuqi.