“Topi i Artë 2015”, ja kandidaturat për çmimin e madh të futbollit botëror

Share Button

Ballon-d-Or-2015-montazhi

AlbanianSport.com 10.01.2016 16:50

ASNN – Kontinenti i vjetër, që padyshim mbetet epiqendra e “lojës së bukur”, të “topkëmbës”, është në pritje të kurorëzimit të “mbretit”. Ashtu siç ndodh çdo vit, qyteti zviceran i Zyrihut do të jetë skena ku do të jepet trofeu i “Topit të Artë” për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2015.
Për 365 ditët që sapo u mbyllën, kandidatët për ta fituar atë janë të zakonshmit, argjentinasi Lionel Mesi, portugezi Kristiano Ronaldo dhe braziliani Nejmar. Kjo do të jetë hera e 7-të që sulmuesit e Barcelonës dhe Realit të Madridit garojnë për trofeun më të rëndësishëm individual.
Për argjentinasin kjo është hera e nëntë që është mes 3 finalistëve, duke e fituar këtë trofe 4 herë në periudhën 2009-2012. Ndërsa Ronaldo e ka fituar “Topin e Artë” 3 herë, 1 herë në 2008-ën kur ishte pjesë e Mançester Junajtid dhe 2 herë me Realin e Madridit në 2013-ën dhe 2014-ën.
Hera e vetme që këta dy futbollistë nuk kanë qenë bashkë në fazën finale në garën për këtë trofe ishte në vitin 2010. Në atë kohë finalistët ishin Mesi, Injiesta dhe Ksavi. Për këtë vit, Mesi është favorit kryesor për ta fituar “Topin e Artë”, që do të ishte hera e 5-të për të në karrierë.
Argjentinasi dha një kontribut shumë të madh në sukseset e Barcelonës gjatë vitit 2015, me skuadrën katalane që fitoi 5 trofe nga 6 të mundshmit. Nga ana tjetër, Kristiano Ronaldo shënoi shumë gola për Realin e Madridit vitin e kaluar, por skuadra kryeqytetase nuk mundi të fitojë asnjë trofe.
Rivali i këtij binomi është Nejmari, i cili gjatë vitit 2015 ishte në një formë të shkëlqyer dhe së bashku me uruguajanin Luis Suarez dhe Mesin formuan një treshe të frikshme sulmuese, të mbiquajtur “MSN”. Tre finalistët e “Topit të Artë” u përcaktuan nga votat e trajnerëve e kapitenëve të skuadrave përfaqësuese si dhe gazetarët sportive.
Ndërkaq, në ceremoninë e “Topit të Artë” do te jepen edhe çmime të tjera, siç është ai i trajnerit më të mirë, ku në garë janë Luis Enrike i Barcelonës, Pep Guardiola i Bajernit dhe Horhe Sampaoli i përfaqësueses së Kilit. Për futbollisten më të mirë të vitit, finalistet janë Karli Llojd, Ai Mijama dhe Selia Shashiç.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh