AlbanianSport.com 09.01.2016 16:35
ASNN – Granit Xhaka është shndërruar në objektivin kryesor të Liverpulit, që është gati të paguajë shumën e kërkuar për të vetëm pak ditë më parë.
Sipas mediave gjermane e atyre angleze, është trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ai që e dëshiron me çdo kusht kapitenin e Borusias së Mënshengladbahut, Granit Xhakën.
E përditshmja gjermane “Bild”, shkruan se Klopi do ta dëshironte lojtarin që në merkaton e janarit, por nëse një gjë e tillë nuk është e mundur, ai do ta transferojë atë në atë e verës.
Liverpuli është i gatshëm t’i ofrojë Borusias së Mënshengladbahut 50 milionë eurot e kërkuara për Xhakën, shumë kjo rekord për klubin anglez.
Kujtojmë se për Xhakën interesim kanë shprehur edhe Arsenali, Juventusi dhe Atletiko e Madridit.