Vllaznia / Cungu, zyrtarisht trajneri i ri, lojtarët marrin garanci financiare

Share Button

Armando-Cungu-Vllaznia-ndihmesi

AlbanianSport.com 09.01.2016 14:25

ASNN – Ish-futbollisti shkodran, Armando Cungu është prezatuar sot si trajneri i ri i Vllaznisë. Ai kthehet në skuadrën shkodrane, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist, por edhe zëvendëstrajner më parë. Armando Cungu do të zëvendësojë kështu Armir Grimën, i cili mbuloi përkohësisht edhe rolin e trajnerit, pas dorëheqjen së Luan Zmijanit.

Stafi ndihmës do të përbëhet nga malazezi Aleksandër Madzar dhe një tjetër ish-futbollist, Avenir Dani. Një ditë më parë problemet me pagat bënë që lojtarët të bojkotonin stërvitjen, por sot morën garanci nga Bashkia se do t’i marrin paratë. Kështu, Armando Cungu prezantohet si trajner i Vllaznisë, ndërsa lojtarët marrin garanci financiare nga Bashkia.

Cungu u prezantua nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi që gjithashtu garantoi futbollistët për zgjidhjen e krizës financiare. Kështu, vijnë më në fund lajme të mira edhe për Vllazninë. Një ditë pasi bojkotuan stërvitjen, futbollistët e skuadrës shkodrane u thirrën në Bashkinë e qytetit ku dhe iu bë e ditur plotësimi i dy kërkesave të tyre më të rëndësishme.

Në fillim shlyerja e detyrimeve financiare të prapambetura dhe zyrtarizimi i Armando Cungut si trajner i ri i ekipit. Pas përvojave të suksesshme te Kukësi dhe Laçi, trajneri u prezantua nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Ulja e Armando Cungut në stolin e Vllaznisë ishte folur prej kohësh, por vetë trajneri kishte kërkuar siguri financiare përpara se të firmoste kontratën.

Megjithëse e pranon këtë sfidë, Cungu nuk gjen një mjedis aspak të mirë për të punuar. Larg emrit të saj të madh në futbollin shqiptar, Vllaznia mbylli dy vazat e para të sezonit në vendin e tetë të renditjes me vetëm 15 pikë të grumbulluara. Për këtë arsye, përveçse duhet të drejtojë skuadrën aktuale, Cungu ka kërkuar edhe forcimin e saj me blerje të reja gjatë merkatos së janarit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh