Gjergj Vyshka 09.01.2016 13:20
KS “Ali Demi” dhe Vllaznia e kanë nisur me fitore pjesëmarrjen e tyre në turneun e futbollit të sallës, i cili është duke u zhvilluar në Ulqin.
Krahas dy ekipeve shqiptare në këtë veprimtari marrin pjesë edhe Meraja, Kastelana, Ana Malit, H20/Kuins, Pink Panter dhe Sloga Star Bar.
Në ditën e parë, KS “Ali Demi” ka mundur 4-2 H20/Kuins, ndërsa golat janë shënuar nga Gockaj (dygolësh), Spahiu dhe Çaushaj.
E po kështu ka fituar dhe Vllaznia, 5-2 ndaj Pink Panterit. Ky turne miqësor përfundon më 10 janar 2016.