AlbanianSport.com 09.01.2016 12:15
ASNN – Merkatoja e dimrit ka nisur e frytshme për shqiptarët, pasi një tjetër talent transferohet në futbollin e madh. pasi Albian Ajeti shkon tek Augsburgu.
Sulmuesi 18-vjeçar ka lënë Bazelin, për t’u transferuar te Augsburgu, skuadra që luan në Bundesligën 1 në Gjermani.
Futbollisti u prezantua nga klubi gjerman, ndërsa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, deri në vitin 2020.
Palët nuk kanë zbuluar detajet financiare, ndërsa mediat lokale bëjnë të ditur se për të marrë shërbimet e Albian Ajetit, Augsburgu shpenzoi 1 milion euro për kartonin e tij.
Sulmuesi është vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, ndërsa në të ardhmen mund të ndjekë rrugën e tij për të luajtur me ngjyrat kuqezi.