AlbanianSport.com 08.01.2016 17:40
ASNN – Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, dy zyrtarë të lartë të atletikës në Rusi dhe i biri i ish-presidentit të Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), Laminë Diak, Papa Masata, janë pezulluar përjetësisht nga sporti, të enjten, për fshehje të testeve pozitive të dopingut të atletëve rusë dhe për shantazh.
Këto pezullime vijnë pas raportit të komisionit të pavarur të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA), që ka zbuluar kulturën e dopingut të sponsorizuar nga shteti në Rusi dhe që ka çuar në pezullimin e atletikës ruse, raporton agjencia e mirënjohur e lajmeve, “Reuters”.
Raporti ka tronditur gjithë botën e atletikës dhe ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e atletikës së Rusisë në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro këtë vit. Valentin Balahnjiçev, ish-kreu i Federatës Ruse të Atletikës, dhe ish-trajneri Aleksei Melhnikov, si dhe Papa Masata Diak, ish-këshilltari i marketingut të IAAF-it, janë pezulluar përjetësisht nga Komiteti i Etikës i IAAF-it.
“Ne jemi të inatosur nga tradhtia ndaj sportit tonë nga këta individë”, – ka thënë presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Arne Hansen, i cili ka kërkuar që Balahnjiçevit t’i hiqet statusi i anëtarit të Këshillit të Nderit në Federatë.