Atletikë / Stërmasi: Luiza Gega synon 5-shen e botës në Salla të Mbyllura

Share Button

Atletike-Luiza-Gega-pista-ulur-2016

Gjergj Vyshka 08.01.2016 15:25

Trajneri: “Ne tashmë i dimë kushtet në të cilat ndodhemi në Kenia, ndërsa kemi vetëm 48 orë që kemi mbërritur, por shpresojmë që të shërbejë për qëllimet që ne i kemi vënë vetes. I pari thyerja e rekordit 4’07”84. Më duhet të them që jemi në nivelin e rekordit kombëtar në 1500 metra në salla të mbyllura, që aktualisht është 4’07”84.”
“Unë shpresoj që stërvitja në lartësi dhe grumbullimi në Kenia të përmirësojnë edhe më shumë rezultatin, sepse duhet të kini parasysh që me atë rezultat Luiza në Botërorin e fundit ishte në vendin e 6-të, – ka vijuar Stërmasi. – Që do të thotë se rekordi përkthehet edhe në një pozicion më të mirë në renditjen botërore.”
“Ka vështirësi në krahasim me pistën e hapur, por ne shpresojmë që në Portlend të jemi në 4’05” rezultat i cili do të na rendisë më lart se vendi i 6-të, – ka theksuar ai. – Luiza është mjaftueshëm e përqendruar dhe nuk bën as lëvizjen më të vogël që ajo mund të cënojë vetveten në paraqitjen e saj në stërvitje.”
“Kjo më bën të shpresoj për mirë, – shtoi Taulanti. – Megjithatë koha do të na e tregojë në javët në vazhdim.” Janë vetëm ditët e para të janarit dhe ende as trajneri Stërmasi dhe as atletja Gega nuk kanë informacion për kundërshtarët që do të kenë në Botërorin e Portlendit, nga data 17, deri më 20 mars.
“Nuk kanë filluar akoma garat dhe pjesa kryesore janë duke testuar veten në stërvitje. Por besoj se nga fundi i janarit do të plotësohet panorama e plotë e kundërshtarëve të Luizës. Shpresoj që sivjet të arrijmë objektivat tona”, – ka përfunduar trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, duke folur nga Kenia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh