Gjergj Vyshka 08.01.2016 13:55
Të shtunën në mbrëmje në Berlin, më saktë në “Meritajm Hotel” në kryeqytetin gjerman, Haxhi Krasniqi do të vihet përballë Çagri Ermisit. Një ndeshje e cila do të transmetohet edhe nga kanali gjerman “Sat 1”, ndërsa kjo ndeshje vlen për të dërguar në peshën super të mesme Haxhi Krasniqi.
Çagri Ermisi nga Vuterpali është i njohur në peshën super të mesme, ndërsa në ndeshjen e fundit me 12 raunde ka mundur Jurgen Dobershtajnin. Ai mban titullin “kampion” në Gjermani në versionin IBF. Edhe në ndeshjet ndaj Rafael Bejaran dhe ndaj Gökalp Oezekler Ermis ka dalë fitues.
Ai numëron 29 ndeshje prej të cilave 18 fitore (5 me KO), 9 barazime dhe 2 humbje. Kështu që kundërshtari i Krasniqit është shumë i fortë. Ndërkohë që boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi në 48 ndeshje ka korru 44 fitore prej të cilave 17 me KO dhe asnjë humbje.
Ai është në vendin e dymbëdhjetë në renditjen botërore në peshën e mesme, por në ndeshjen me tetë raunde me Ermis, tashmë për peshën super të mesme, duhet të tregojë përvojën e tij për të qenë përsëri fitues. Dhe pritet të jetë një ndeshje e fortë dhe me shumë tension.