AlbanianSport.com 08.01.2016 10:55
ASNN – Valmir Nafiu është blerja e radhës për Skënderbeu. Sulmues i datëlindjes 23 prill 1994, i lindur në Tetovë, sezonin e fundit ka qenë tek qipriotët e APOEL-it të Nikozisë.
Karrierën e ka nisur tek Shkëndija e Tetovës me të cilën në sezonin 2010-2011 ka luajtur 19 ndeshje e ka shënuar një gol. Më pas për një sezon, 2011-2012, do të ishte tek zviceranët e Bazelit, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje.
Për sezonin 2012-2013 është pjesë e gjermanëve të Hamburgut me të cilën luan 12 ndeshje dhe shënon një gol. Ndërkohë që në sezonin pasardhës, më saktë në atë 2013-2014, ka vetëm dy ndeshje me gjermanët e Hamburgut.
Nga 2015 ka qenë pjesë e APOEL-it, teksa ka luajtur dhjetë ndeshje e ka shënuar një gol. Në përfaqësuesen e Nën-17-vjeçarëve të Maqedonisë ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola.
Tek Nën-19-vjeçarët numëron 5 ndeshje dhe 1 gol, kurse me Nën-21-vjeçarët, 6 ndeshje. Dhe pas tij, presidenti i Skënderbeut, Takaj, ka konfirmuar se deri në fund të merkatos dimërore do të ketë dhe dy blerje për kampionët në fuqi të Shqipërisë.