Gjergj Vyshka 08.01.2016 10:10
Nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, Federata Shqiptare e Karatesë ka lajmëruar se dje ka nisur përgatitja e disa sportistëve për Kampionatin Ballkanik, i cili do të zhvillohet në fund të shkurtit në Stamboll.
Edhe pse ishte kandidaturë, ndërsa Federata Shqiptare e Karatesë kishte nisur përgatitjet e përbashkëta me drejtorinë e sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Shqipëria nuk arriti ta merrte të drejtën e organizimit.
Megjithatë dje kanë nisur përgatitjet e disa sportistëve, kurse në fundjavë do të grumbullohen edhe sportistët nga rrethet. Ideja e përgatitjes që ka nisur tani, por që duket se do të zgjasë më shumë se një muaj, do të jetë përfaqësimi dinjitoz i Shqipërisë në Ballkanikun e Stambollit, pse jo dhe marrja e medaljeve.