Atletikë / Stërmasi: Botërori & Olimpiada, synimet madhore të Luiza Gegës

Share Button

Atletike-Luiza-Gega-Kenia-Qeramo-2016

Gjergj Vyshka 08.01.2016 07:55

Luiza Gega, atletja shqiptare e të gjitha përmasave gjigante, por dhe e kualifikuar me normën A për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ka vetëm 48 orë që ka mbërritur në Iten të Kenias. Atje, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, rekordmenia shqiptare në 800, 1500, 3000 me dhe pa pengesa, 5000 dhe 10000 metra, do të përgatitet për nëntë javë. Dhe trajneri Stërmasi, në një rrëfim ekskluziv për “Sport Ekspres” nga Iten i Kenias, ka rrëfyer se janë dy objektiva madhore.
“Së pari Botërori i sallave të mbyllura, ndërsa ne jemi renditur në vendin e gjashtë, tashmë kërkojmë të jemi më sipër, – ka deklaruar ai. – Pse jo dhe Lojërat Olimpike në Rio, që është dalja në finale dhe më pas tentativa për të sjellë medaljen e parë olimpike.” Sigurisht që në Iten të Kenias nuk është një “shesh me lule”, apo një vend për pushime luksi. Por fakti që tashmë i dinë se si janë kushtet, edhe pse kanë vetëm 48 orë që kanë mbërritur atje, e bën më të lehtë punën e tyre. “Hëpërhë, gjërat janë të vështira, – thotë Stërmasi- sepse na duhet kohë të përshtatemi me lartësinë, zhulin, varfërinë dhe ushqimin në Kenia.
“Janë gjëra që ne i dimë dhe jemi përgatitur paraprakisht që nga nisja jonë më 5 janar, – ka pohuar trajneri. – Megjithatë na duhet kohë për t’u përshtatur 100 %. Lartësia në të cilën ndodhemi është 2400 metra mbi nivelin e detit, më lart se kurrë, dhe deri më tani stërvitja ka shkuar mirë. E thash dhe më parë se përshtatja me Kenian si vend, apo dhe me lartësinë ka vështirësitë e veta, por po shkon mirë.” Në fakt përpara nisjes për në Kenia, Luiza Gega, edhe sipas trajnerit të saj, ka zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë në Tiranë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh