Taekuondo / Demneri: 2015, një vit “i begatë”, Olimpiada, një bast i vështirë

Share Button

Taekuando-Ada-Demneri-Leo-Kapri-2015

AlbanianSport.com 07.01.2016 16:55

ASNN – Sportistja e taekuondosë, në versionin “World”, Ada Demneri, do të bënte historinë në mes të Serbisë me medaljen e parë për të rritura, të fituar në Kampionatin Ballkanik në javën e parë të dhjetorit 2015. E cituar nga e përditshmja sportive shqiptare, “Panorama Sport”, 18-vjeçarja ka folur edhe për objektivat, ku parësor është kualifikimi në Olimpiadën e Rios.

“Ky vit ka qenë mjaft i ngarkuar me veprimtari ndërkombëtare, – ka theksuar ajo për të përditshmen në fjalë. – Mes tyre do të përmendja përfaqësimin në turneun “G1” në Serbi ku u nderova me medalje bronzi dhe më pas në Kampionatin Ballkanik po në Serbi, ku arrita të fitoja medaljen e parë të artë për të rritura për Shqipërinë. Në nivelin personal, jam shumë e kënaqur me paraqitjen time.”

“Realisht, medaljen e artë e prisja pasi prej kohësh isha stërvitur intensivisht, madje edhe jashtë Shqipërisë, – ka vijuar sportistja e re. – Pra, nuk ka qenë një rastësi, por fryt i një pune voluminoze. Sa i përket Ballkanikut, në ndeshjen e parë do të fitoja ndaj nënkampiones së Evropës, bullgares Korbanova, një ndeshje e vështirë, ndërsa në sfidën e dytë triumfova ndaj malezezes Rasoviç, rivale të cilën e kisha mposhtur edhe më parë.”

“Me pak fjalë, e kisha të sigurt medaljen në këtë event, – ka pohuar Demneri. – Gara më emocionuese e vitit ka qenë ajo e Serbisë ku fitova të bronztë. Ka pasur një konkurrencë shumë të fortë dhe arrita të bëja ndeshje shumë të bukura.” E pyetur se cila ka qenë rivalja më e fortë e sezonit, Demneri do të përmendte serben Dragana Gladoviç, me të cilën u përball në Serbi në garën “G1”.

Si çdo sportiste, edhe për perspektivën e taekuondosë shqiptare është pa dyshim Olimpiada një ëndërr. “Kualifikimi mund të jetë disi i vështirë, – ka theksuar sportistja Ada Demneri, e cila stërvitet me trajnerin e saj Leo Kapri. – Përpara kësaj gare të rëndësishme, unë kam garë kualifikuese në Stamboll dhe premtoj se do të jap më të mirën. Jam stërvitur shumë dhe në këtë garë shkoj me pretendime, përse jo.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh