Gjergj Vyshka 07.01.2016 11:40
Gjimnastrada Evropiane e Shkollave, e cila në muajin qershor të këtij viti do të zhvillohet në Trabzon të Turqisë, do të jetë një impenjim më vete për shumësportëshin shqiptar. Sepse në këtë veprimtari, ndërsa në themel do të organizohet nga Federata Shqiptare e Sportit në Shkolla, përmbledh shumë disiplina.
Kështu bëhet fjalë për xhudon, karatenë, notin, mundjen, shahun, apo dhe disiplina të tjera individuale, të cilat janë të sigurta se do t’i kenë delegacionet e tyre për fëmijët. Sepse të gjithë bëjnë gara për para të rinj, apo kadetë, si dhe për moshën deri në 12-13 vjeç.
Sidoqoftë, kjo gjimnastradë, quajtur ndryshe si një olimpiadë shkollore, do të jetë një impenjim i mirë për ato që do të përbëjnë të ardhmen e shumësportëshit shqiptar. Sepse për hir të së vërtetës duhet pranuar se talentet nuk mungojnë…