Shkëlqim Muça, zyrtarisht shefi i Klubit Shumësportësh “Partizani”

Share Button

Tirana-Muca-mendon-2015

Gjergj Vyshka 07.01.2016 08:40

Shkëlqim Muça, ish-trajneri i Tiranës, Teutës, Besës, Dinamos, Skënderbeut, Flamurtarit, Kukësit, por në të njëjtën kohë edhe ish-shefi i klubit bardheblu të futbollit, tashmë është në një pozicion të ri. Jo vetëm në ditët e fundit të dhjetorit, por dhe në këto ditë të para të janarit ai është vënë në krye të shumësportëshit të Partizanit. Një klub historik, që njihet për trofetë e shumtë në basketboll për meshkuj e mandej në basketboll për femra, volejboll meshkuj e femra, apo dhe në sporte individuale, i cili tashmë është në prag të 70-vjetorit të themelimit të tij.

Në fakt Muça është në vazhdim të misionit që la në mes fatkeqësisht një tjetër ish figurë bardheblu në peshëngritje si Mirjan Hakani, i ndarë nga jeta më 5 dhjetor 2015. Por i njohur për aftësitë e tij drejtuese, Muça, edhe pse ka qenë shumë larg shumësportëshit, do të ketë aftësitë për ta ngritur lart emrin e Partizanit. Që për hir të së vërtetës ka mbetur sot me basketbollin e meshkujve dhe volejbollin e femrave, si dhe me peshëngritjen, atletikën, karatenë, mundjen, çiklizmin, notin e gjimnastikën.

I strukur në një cep të ish-kompleksit “Dinamo”, sepse mjediset historike të klubit Partizanit sot janë kthyer në pallate, sfida e Muçës për ta ngritur lart emrin e të kuqve edhe në kushtet e mbijetesës financiare do të jetë më shumë se e vështirë. Por jo e pamundur, aq më shumë që Muça pason eksperiencën e futbollistëve në krye të klubeve të shumësportëshit, ndërsa në krye të Studentit sot është një tjetër ish-bardheblu, Blendi Nallbani.

Një sfidë në vetvete që nëse do ta ngrejë Partizanin në elitën e shumësportëshit shqiptar, atje ku dhe ka qenë, do të jetë një “bast” i fituar për Muçën, që ndoshta nuk ka për ta vuajtur shumë të qenit larg fushave të futbollit, apo të punës së përditshme që bënte deri përpara se të vinte në krye të të kuqve. Ndoshta me Muçën në krye të shumësportëshit të kuq është duke nisur një erë e re për Partizanin, e cila duhet pritur që të sjellë rezultate pozitive. E zyrtarisht ish-figura e futbollit bardheblu ka nisur punën në krye të shumësportëshit të kuq…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Ski / Kolturi, e bronztë në sllallom gjigand në Botërorin e Të Rejave

(Video) Ski / Kolturi, e bronztë në sllallom gjigand në Botërorin e Të Rejave

AlbanianSport.com 02/02/2024 15:15 ASNN – Lara Kolturi e pandalshme, medalje bronzi në Botërorin

Formula 1 / Braun: Ndryshime në 2022-shin, shtohet numri i garave “sprint”

Formula 1 / Braun: Ndryshime në 2022-shin, shtohet numri i garave “sprint”

AlbanianSport.com 02/11/2021 21:25 ASNN – Formula 1 në Botërorin e 2022 do të pësojë shumë ndryshime.

Zhuninjo: Shaqiri, një fitues, shpreson që me të edhe Lioni të fitojë trofe

Zhuninjo: Shaqiri, një fitues, shpreson që me të edhe Lioni të fitojë trofe

AlbanianSport.com 25/08/2021 23:35 ASNN – Legjenda braziliane, Zhuninjo, ka vetëm fjalë të mira

(Video) Basketboll / Spiro Leka, një nisje e shkëlqyer me Ferrarën

(Video) Basketboll / Spiro Leka, një nisje e shkëlqyer me Ferrarën

AlbanianSport.com 04/01/2021 20:55 ASNN – Ekipi i trajnerit shqiptar ka korrur 6 fitore në 8 ndeshje

(Video) Volejboll – Femra / Sava Thaka, gati për aventurën izraelite: Përvojë e re

(Video) Volejboll – Femra / Sava Thaka, gati për aventurën izraelite: Përvojë e re

AlbanianSport.com 30/08/2019 17:55 ASNN – Lojtarja e Kombëtares rrëfen për RTSH Sport pritshmëritë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh