Esat Duraku, shahisti dhe intelektuali i gjithanshëm dhe unikal (I)

Share Button

Shah-Esat-Duraku-Fatos-Muco

Gjergj Vyshka 06.01.2016 15:25

Federata Shqiptare e Shahut nderon në 80-vjetorin e lindjes një nga themeluesit dhe figurat e saj më të mëdha, që bën historinë e sportit të katrorëve bardhezi në vendin tonë. AlbanianSport.com do t’ju sjellë në dy pjesë një profil të Esat Durakut dhe sot është pjesa e parë, ndërsa e dyta nesër.

 

Esat Duraku, shahisti dhe intelektuali i gjithanshëm dhe unikal. Kështu është cilësuar Mjeshtri i Merituar i Sportit dhe Mjeshtër i Madh i shahut shqiptar në 80-vjetorin e lindjes, të cilën Federata Shqiptare e Shahut ia ka festuar në ditët e fundi të dhjetorit në mjediset e Hotelit “Mondial”. Në fakt është bërë një traditë, sepse pas Ylvi Pustinës një tjetër figurë e gjallë e shahut shqiptar rikujtohet si për të thënë se historia e këtij sporti është e gjallë. Kanë pasur shumë për të thënë për Esat Durakun, që nga Fatos Muça, Florian Vila, Neritan Babamusta, Kristaq Andoni, Shkëlqim Laze, Vangjel Adhami, Rozana Çima (Gjergji) e deri tek më i riu Erald Dervishi, Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar.

Në fjalën e saj hapëse, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinçi, ka theksuar se historia e këtij sporti në vendin tonë, që është ndër më të vjetrit, është bërë pikërisht prej këtyre figurave si Esat Duraku. “Duraku është pjesë e historisë dhe ju të gjithë e keni përjetuar aktivitetin e tij dhe në emër të presidentit Rezart Taçi ju uroj mirëserardhjen”, – ka thënë ajo. Për Fatos Muçon, që është Mjeshtër ndërkombëtar, është mirë që Federata Shqiptare e Shahut kujtohet për figurat e saj. “Ne duhet t’i themi faleminderit Federatës Shqiptare të Shahut, e cila na mblodhi për t’u takuar me Esatin, që në fakt është tip i mbyllur dhe i vështirë për t’u takuar”, – tha ai.

“Kam pasur fatin ta ndjek që fëmijë e të gjejë ngrohtësinë e tij edhe atëherë kur kemi qenë në vështirësi, – ka vijuar shahisti durrsak. – Mjaftonte që të shiheshim sy më sy për të kuptuar se si mund të zgjidhej ndeshja dhe gjithçka vazhdonte normalisht. Sepse mbi të gjitha ishte analist i mirrëfilltë, por dhe psikolog. Edhe atëherë kur grindeshim ishte i ëmbël. Madje unë jam mirënjohës, sepse asnjëherë nuk bënte diferencime në ekipin kombëtar. Me të kemi qenë në turne dhe Olimpiada Botërore. Edhe një herë jetë të gjatë e sa më shumë shëndet.”.

 

Biografia e Vilës – Florian Vila, edhe sepse e ka pasur bashkohës, ka marrë përsipër të bëjë biografinë Esat Durakut, që karrierën e tij e ka nisur 17 vjeç, ndërsa do të ishte “kampion” më 1952-shin, me të rinjtë. Më pas, që nga 1954-ta do të ishte “kampion” i Shqipërisë për tre edicione radhazi. Sepse do të ishte fitues edhe më 1955 dhe 1956, pa thënë që do të dilte dhe më 1958 dhe 1963, duke qenë katër herë “kampion” i Shqipërisë. “Interesante kanë qenë duelet e tij me Ylvi Pustinën”, – kujton Vila.

“Më 1958 ai do të ishte në Kampionatin Botëror të Studentëve në Varna dhe më pas dhe në dy Olimpiada Botërore si shahist më 1962 përsëri në Varna dhe më 1970 në Ziege, – ka vijuar ai. – Ndërkohë një duel shumë i bukur për titull kampion ka qenë me Mina Peçin, që një ditë më parë u azhurnua dhe më pas u fitua me një lëvizje të fshehtë nga mjeshtri. Spikaste në teori, luante një shah modern për kohën, një shah pozicional, lojë kombinateve dhe mbi të gjitha metodist për mënyrën e analizës që i bënte lojës. Por dhe një drejtues shumë i mirë, ndërsa do të mbetet model për shahun shqiptar”.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh