AlbanianSport.com 18.10.2014 16:50
ASNN – Është luajtur të shtunën ndeshja e dytë e javës së 8-të të Kategorisë Superiore dhe Tirana ka kapërcyer pësimin e një goli që në fillim të takimit, duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit. Kjo ndeshje u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Takimi i parë i javës së 8-të, ai midis Flamurtarit dhe Skënderbeut, i luajtur të premten, u mbyll në barazim 1-1, ndërsa të shtunën, duke nisur nga ora 17:00, luhet edhe përballja Elbasani-Laçi. Dy takimet e tjera, Vllaznia-Partizani dhe Apolonia-Teuta, luhen të dielën.
Pas ndeshjeve të Kombëtares, është rikthyer Kampionati Kombëtar i Futbollit, me ndeshjet e javës së 8-të të Kategorisë Superiore dhe ato të javës së 3-të të dy grupeve të Kategorisë së Parë. Në Kategorinë Superiore është lujtur të premten takimi Flamurtari-Skënderbeu, që është mbyllur në barazim 1-1.
Të shtunën, duke nisur nga ora 14:00, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit duelin midis Tiranës dhe Kukësit. Kryeqytetasit kanë kapërcyer pësimin e një autogoli që në fillim të takimit, duke përmbysur gjithçka dhe duke fituar me rezultatin 3-1.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll në barazim 1-1, por bardheblutë kanë shënuar në të dy skajet e të dytës, duke marrë një fitore 3-1 që i ngjit në krye të renditjes. Dy takimet e fundit të javës së 8-të, Vllaznia-Partizani dhe Apolonia-Teuta, luhen të dielën, duke nisur nga ora 13:00.
Aktualisht, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson e shkëputur Tirana, me 15 pikë, e ndjekur nga Flamurtari dhe Kukësi, me nga 13 pikë, të nga Partizani e Skënderbeu, me nga 12 pikë secila.