Parku Olimpik i Tiranës, në përmasa gjigante, Doçi është optimist (Video)

Share Button

Bledar-Doci-Brikena-Kuka-Kompleksi-Dinamo-punimet-2016

Gjergj Vyshka 06.01.2016 08:45

Parku Olimpik është një nga premtimet që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë në maj të 2014-ës, ndërsa e prezantonte atë përpara sportistëve medalist si Luiza Gega e Erkand Qerimaj. Tashmë punimet kanë muaj që kanë nisur në pjesën e prapme të ish-godinës kryesore të ish-Kompleksit “Dinamo”, ndërsa pritet që shumë shpejt të ketë një pamje tjetër, e cila do të përmbledhë shumësportëshin shqiptar në kushte më moderne.

Të paktën për këtë gjë është optimist dhe drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, që në një prononcim për gazetaren Brikena Kuka të Radio Televizionin Shqiptar do të deklaronte: “Është një investim shumë i madh, ndërsa 2016-ta do ta gjejë shumësportëshin me një çati të vetën. Punimet kanë ecur shumë mirë dhe ka pasur ritme të shpejta të punës. Ky afat 24 mujor, që është për përfundimin e objektit, mund të mbarojë edhe për 12 muaj. Dhe kjo do të ishte gjëja më e mirë.”

“Projekti për ndërtimin e “Tirana Olimpik Park” është i madh, – ka vijuar ish-volejbollisti. – Faza e parë është e ndarë në dy objekte. Në dy katet e poshtme do të jenë palestrat për përgatitjen e ekipeve kombëtare të peshëngritjes dhe të mundjes dhe pastaj në dy katet e mësipërme do të përmblidhet administrata, Agjencia e Shërbimit të Sportit, sektori i Mjekësisë Sportive, të gjitha federatat sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.”

“Gjithashtu kemi edhe pallatin e sportit, ku edhe këtu po punohet me ritme shumë të mira, – ka theksuar Doçi. – Shkallët janë derdhur në një kohë paralele, që edhe kur ta shohësh do të dalë estetikisht e kuruar saktë. Me mbarimin e këtyre objekteve dhe kolaudimin e tyre do të kalohet në një fazë tjetër, që ka të bëjë me godinën e hotelerisë. Është planifikuar të bëhet një rikonstruksion i godinës së ish-kompleksit “Dinamo”, e cila mendohet të rikthehet në një hoteleri e mirëfilltë për ekipet kombëtare, diku te 50 dhoma.”

“Njëherësh do të bëhet edhe pishina olimpike e mbyllur me trampolinë, pra me të gjitha parametrat që kërkohen. Më pas do të kalohet te fushat e futbollit. Gjithashtu do të bëhet edhe pista e atletikës”, – ka përfunduar drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi. Kësisoj pas stadiumeve të Elbasanit dhe Shkodrës, duke shtuar ndoshta dhe “Qemal Stafës, Parku Olimpik do të jetë investimi kryesor për sportin në vend nga qeveria aktuale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh