Ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar, sonda merr “kampione” në “Qemal Stafa”

Share Button

Stadiumi-Kombetar-Qemal-Stafa-sonda-2016

AlbanianSport.com 05.01.2016 19:05

ASNN – Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” do të prishet për t’ia lënë vendin ndërtimit të stadiumit të ri që do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh. Data e prishjes nuk bëhet e ditur, por, siç raporton “TV Klan”, për momentin, një sondë po merr kampione nga terreni. Analizat që do të kryen në laborator do të ndihmojnë për realizimin e projektit.

Deri në ditën e prishjes aty do të zhvillojnë ndeshjet skuadrat e kampionatit shqiptar. Kështu, Gjeologët dhe sondat kanë zbritur në “Qemal Stafa” për studimin e terrenit ku do të ndërtohet stadiumi i ri i kombëtares. Ky është vetëm hapi i parë për zbatimin e projektit që parashikon një impiant me 22 mijë vende. Deri në përfundimin e punimeve dhe pasjen e një stadiumi të ri kombëtar ka ende shumë kohë.

Por ashtu siç ishte premtuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ditët e para të vitit 2016 kanë përkuar me nisjen e studimit gjeologjik dhe inxhinjerik. Specialistët dhe sondat kanë zbritur në impiantin e vjetër dhe gjatë ditëve në vazhdim do të marrin kampione deri në 50 metra thellësi që do të përcaktojnë edhe kushtet e terrenit. Ky është vetëm hapi i parë për nisjen e zbatimit të projektit.

Kjo sepse nisja e prishjes së stadiumit të vjetër pritet të nisë në muajin qershor. Deri atëherë Federata dhe Qeveria Shqiptare shpresojnë të jenë mbyllur të gjitha proçedurat dhe garantuar financat për ndërtimin e stadiumit të ri. Projekti është përzgjedhur prej kohësh dhe, i punuar nga konsorciumi italian “Serenisima”, stadiumi i ri në Tiranë pritet të ketë një kapacitet prej 22,000 vendesh, ndërsa përveç futbollit do të ketë edhe mjedisetë tjera multi-funksinale.

Për ndërtimin e këtij stadiumi pritet të shpenzohen rreth 50 milionë euro, ndërsa punimet parashikohen të përfundojnë në vitin 2018. Kur ky impiant do të jetë gati ai do të kthehej në më të madhin dhe më modernin në vend, duke ia kaluar Stadiumit “Elbasan Arenës”, tashmë të përfunduar, dhe atij “Loro Boriçi”, që pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh