AlbanianSport.com 18.10.2014 15:55
ASNN – Ndeshja derbi mes dy skuadrave, Himara dhe Orikumi, po afron dhe skuadrat po u japin dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të kësaj ndeshjeje. Është hera e parë që dy skuadrat do të përballen midis tyre në ndeshje zyrtare dhe është për t’u regjistruar në memorien e të gjithëve si një derbi i tillë.
Ndërkaq pritet të ketë një interes të madh nga të dyja tifozeritë dhe ky takim do të kërkojë të ketë sa më shumë në numër forca policie. Gjithsesi për këta takim ka folur për gazetat sportive, kapiteni i Himarës, Kaçani, i cili ka deklaruar: “Për ne natyrisht që do të jetë një ndeshje e vështirë duke marrë parasysh që është edhe ndeshje derbi”.
“Ne i kemi marrë të gjitha masat për këtë ndeshje dhe do të futemi në fushë vetëm për 3 pikët, pasi nuk pajtohemi me asnjë rezultat tjetër, – ka vijuar ai. – Personalisht nuk i druhem askujt, por tashmë unë po flas në emër së të gjithë ekipit dhe me bindje të plotë ju them se Himara nuk i druhet askujt.”
“E kam theksuar edhe në deklaratat e mëparshme që në kampionatet e sotme, të cilat kanë vështirësitë e veta, nuk ka ndeshje të lehta. Me ndihmën e tifozëve jam i bindur se do t’ia dalim mbanë”, – ka përfunduar kapiteni i Himarës, Kaçani.