Çiklizëm / Ylber Sefa, fituesi i garës së parë të “Mountain bike”

Share Button

Ciklizem-Mountain-Bike-Ylber-Sefa-gare-2016

Gjergj Vyshka 05.01.2016 07:05

Federata Shqiptare e Çiklizmit e ka nisur vitin 2016 me garën e disiplinës “Mountain bike”, Tiranë-Pezë, e cila është zhvilluar duke përshkruar rrugën rreth kodrave të Baldushkut me ndërprerjen në lumin Erzen për të dalë pastaj në pikën e caktuar të binishit. Në një gjatësi prej 40 kilometrash, në një kohë me kushte atmosferike të vështira dhe me baltë, 52 çiklistët pjesëmarrës ia kanë arritur ta çojnë garën deri në fund.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Alfred Tahiraj, kanë qenë tre kategori pjesëmarrësish, profesionistët, amatorët dhe kategoria e femrave, ku ishin 4 vajza. Në ceremoninë e startit të garës, e cila të dielën paradite është zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë marrë pjesë presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ai i parqeve dhe rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, Blendi Gonxhe.

Po kështu kanë qenë pjesëmarrës edhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe ai i “Rally Albania”-s, Ervin Kasimati, apo i Aeronautikës, Renis Tërshana. Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në mbarëvajtjen e aktivitetit, pa harruar këtu kontributin e “Tirana Bike Club”. Dhe pas katër orësh garë në baltë e në shi i pari ka dalë Ylber Sefa i Tiranës.

Pas tij kanë ardhur Isert Gjatolli dhe i treti Serdi Gjatolli. Ajo që duhet theksuar është fakti se ky është veprimtarinë e dytë i “Mountain bike” brenda një kohe të shkurtër, kur dy muaj më parë një garë e tillë është zhvilluar dhe në Dajt. Dhe nën mbështetjen e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, e cila vitin 2016 e ka nisur pikërisht me “Mountain bike” si një disiplinë që tashmë ka dhe shtrirjen ndërkombëtare duke kërkuar sportistët e saj të specializuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh