Retro 2015 / Anketa e vitit, KOKSH & Federatat mbyten nga subjektivizmi

Share Button

GjergjVyshka-sexy

Nga Gjergj Vyshka 04.01.2016 14:00

Anketa e 10 sportistëve më të mirë të vitit 2015 duket se ka qenë më tepër një vendosje sipas dëshirave të presidentëve dhe sekretarëve dhe jo sipas meritës. E thënë ndryshe ndër dhjetë të zgjedhur vetëm një është me normë kualifikimi në “Rio de Zhaneiro 2016”. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, por më së shumti Federata Sportive, që janë anëtare të saj, duket se janë mbytur totalisht nga subjektivizmi. Del ky përfundim nga ajo se çfarë është zgjedhur të dielën e 27 dhjetorit në anketën e 10 sportistëve më të mirë të vitit 2015, e shpallur në mjediset e hotel “Sheratonit”, ndërsa fituesit janë nga votimet e presidentëve dhe sekretarëve të Federatave.

E thënë ndryshe, e kjo nuk vlen për të gjithë, është sipas qejfit apo parapëlqimit të drejtuesve të Federatave, që në fakt nuk është sipas meritës. Që të jesh në 10 sportistët më të mirë të vitit 2015 duhet plotësuar 3 kritere bazë. Së pari, të jesh “kampion” i Shqipërisë në disiplinat përkatëse, gjë që vetëm 8 prej tyre e përmbushin. Së dyti, të jesh medalist ndërkombëtar, gjë që në atë listë të 10 sportistëve më të mirë e përmbushin praktikisht vetëm Luiza Gega, Nikol Merizaj, Briken Calja, Redi Halilaj, Arjon Kajoshi dhe Egers Aliu. Të tjerët, as më pak e as më shumë janë shumë prapa. Së treti që të jesh në 10 sportistët më të mirë duhet të jesh dhe rekordmen kombëtar, parametër të cilin e ka Luiza Gega, Briken Calja dhe Nikol Merizaj.

Pra parë kështu në këtë listë të dhjetë sportistëve më të mirë, që në fakt ka ardhur nga Federata Sportive e më pas është miratuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, meritës ka qenë në shkallën zero. Dhe jo vetëm kaq, por në këto dhjetë sportistë duke lënë mënjanë ata tre që vijnë nga sportet kolektive (Sabien Lilaj futboll, Redi Vogli basketboll dhe Anton Qafarena volejboll) vetëm një është me normë kualifikimi për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dhe kjo është Luiza Gega, kurse të gjithë të tjerët janë duke pritur shanset e fundit për të kapur normën. Që Federatat Sportive kanë pëlqimet e tyre kjo është e ditur, sepse në momentet që po vijnë zgjedhjet e reja për gjithsecilin kërkohet klientelizmi për të marrë sërish votat për president.

Por që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të binte në batakun e këtij subjektivizmi kjo është e pafalshme. Sigurisht që jo të gjitha Federatat kanë votuar për 10 sportistët më të mirë, sepse në radhë të parë kanë dashur të ruajnë balancat brenda komunitetit e së dyti dhe kur ka shkuar mendja për sportistët që janë jashtë vendit kanë llogaritur që ata nuk mund të vijnë pasi do të ishte shpenzim i tepërt i tyre. E megjithatë edhe kështu ka përsëri pakënaqësi, atje ku një pjesë e mirë nuk ia vejnë fajin Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, por Federatave Sportive në atë përzgjedhje që duket se nuk i përgjigjet realitetit.

Që një anketë e dhjetë sportistëve më të mirë të vitit të ishte reale Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk kishte përse të kërkonte ndihmën e Federatave Sportive. Sepse ka një Komision Teknik që vepron, i cili sheh përditë dhe gjatë gjithë vitit paraqitjen e sportistëve shqiptar. Jo vetëm në aktivitetet kombëtare, por dhe ato ndërkombëtare. Dhe madje e di mirë rezultatin që ata kanë. Por në fakt ka dhe një zgjidhje më të pastër. Deri në mesin e vitit 2000, “Sporti Shqiptar”, një nga krijuesit e kësaj ankete, e bënte atë nëpërmjet votimeve të gazetarëve sportiv, të cilët, as më pak e as më shumë, janë më të paanshmit. Ose tjetra mund të ishte hapur një votim në faqen e internetit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nëpërmjet publikut sportdashës, të cilët edhe duke votuar do të kishin zgjedhur atë që duhej.

Sepse e gjithë kjo përpjekje për të shpallur 10 sportistët më të mirë të vitit, mes një subjektivizmit të madh të Federatave Sportive në radhë të parë e më pas të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, jo vetëm që lë të pakënaqur, por e bën “nul” atë. Pasi jo të gjithë të përzgjedhurit e së dielës e kanë merituar të ngjiten në atë podium. Ka të tjerë me më shumë kontribut në arenën kombëtare e ndërkombëtare që e meritonin të ishin aty. Kjo ishte për sivjet, shpresohet që vitin e ardhshëm përzgjedhja të jetë më bindëse dhe pa anë. Sepse e gjithë kjo anketë e ka përçarë komunitetin me Federatat Sportive dhe kjo nuk i vlen askujt…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh