Retro 2015 / Ja çfarë thanë fituesit e anketës së 10 sportistëve më të mirë

Share Button

KOKSH-Anketa-2015-tabela

Gjergj Vyshka 04.01.2016 12:10

Luiza Gega (Atletikë) – “Falënderoj Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për anketimin në dhjetë sportistët më të mirë të vitit. Është një rrugë e vështirë për të arritur ato rezultate që unë kam, por kam pasur mbështetjen e të gjithëve në një vit 2015 me shumë sakrifica. Falënderoj trajnerin tim Taulant Stërmasi, i cili më ka qëndruar pranë në të gjitha drejtimet, ndërsa këtë vit nuk do të mungojnë surprizat. KOKSH më ka ndihmuar që unë të stërvitem në kushte optimale, ndërsa rekordi im nuk do të mbesë në 4’02”63, por do të jetë përsëri i thyer. Jo vetëm kaq, na duhet dhe më shumë mbështetje për përgatitjen për në Olimpiadë. Premtoj që jo vetëm të jem finaliste, po pse jo dhe të marr medalje”

 

Arjon Kajoshi (Boks) – “Nëse jam këtu kjo është falë stërvitjes pa kufi. Falënderoj profesorët e mi, që nga Zef Gjoni e me radhë, por dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë. Premtoj rezultate më të larta për këtë vit që do të vijë”.

 

Redi Halilaj (Çiklizëm) – “Falënderoj në radhë të parë familjen, por dhe Federatën Shqiptare të Çiklizmit për mbështetjen që më ka dhënë. Vlen të përmendet që viti 2015 ka qenë i suksesshëm, ndërsa këtë vit ia kam arrit qëllimit që të hyjë në Kategorinë e profesionistëve. Nuk më mbetet gjë tjetër, ndërsa në Shqipëri jam kampion, që të marrë rezultate më të larta për 2016-ën”.

 

Redi Vogli (Basketboll) – “Ju falënderoj për ftesën. Është një çmim prestigjioz si sportisti më “Fair-Play”. Ia dedikoj familjes sime, por dhe dajës, që është ndarë nga jeta, ndërsa ka qenë tifozi im personal. Ajo që duam ne është të kemi sa më shumë komplekse dhe të bëhemi me salla si e gjithë bota, sepse nëse do të kemi kushtet edhe ne do të japim maksimumin.”

Sabien Lilaj (Futboll) – “Falënderoj të gjithë për këtë vlerësim, që për mua është i veçantë. U takon të gjithë shokëve të skuadrës dhe të gjithë stafit të Skënderbeut, që ka qenë një mbështetje e veçantë për mua. Po mbi të gjitha familjes. Sa për titullin e gjashtë ka ende garë dhe lufta është ende e hapur, ndaj kemi ende rrugë për të bërë. Kombëtarja mbi të gjitha shpresojmë që të ecëpërpara në Evropian”.

 

Nikol Merizaj (Not) – “Falënderoj të gjithë për vlerësimin në mënyrë të veçantë Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Notit. Besoj se me punë dhe me mund arrihet gjithçka. Falënderoj trajnerët e mi që më kanë stërvitur. Jam duke u stërvitur për garat e stilit të lirë, atje ku pretendoj që të thyej të gjitha rekordet kombëtare.”

Briken Calja (Peshëngritje) – “Një ndër objektivat e mi ka qenë kthimi më i fortë, sepse kam kaluar një periudhë dyvjeçare shumë të vështirë. Falënderoj familjen time, e cila më ka qëndruar pranë, por dhe dy miqtë e mi që më kanë qëndruar pranë, Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Altin Toskën, si dhe Dashamir Xhikën. Pa harruar këtu trajnerin tim Leonard Toskën. Ne fjalët i kemi të pakta, sepse vetëm ngremë hekurat. Kurse shpresoj që 2016 të jetë më i suksesshëm”.

 

Egers Aliu (Taekuondo World) – “Falënderoj Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për vlerësimin. Unë vij nga Turqia atje ku kam tre muaj që po stërvitem, ndërsa pas tre javësh në Stamboll në garën kualifikuese për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” shpresoj të marrë normën e kualifikimit. Pavarësisht kushteve në të cilat stërvitemi duhet të vazhdojmë për të çuar deri në fund ëndrrat tona që është ngritja e flamurit në arenën ndërkombëtare. Falënderoj dhe trajneren time Arjola Kasën. Shpresoj të jem me normë kualifikimi në Rio.”

 

Anton Qafarena (Volejboll) – “Është nder i madh që jam sot në dhjetë sportistët më të mirë të vitit 2015. Falënderoj Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Federatën Shqiptare të Volejbollit, e cila ka bërë të mundur përzgjedhjen time. Mbi të gjitha shefin e klubit të Vllaznisë, Mark Krroqin, i cili është ndër mbështetësit më kryesor të mitë. Dhe mbi të gjitha Shkodrën, e cila nxjerr vazhdimisht talente”.

 

Jon Vrenozi (Xhudo) – “Jam i shumë i lumtur për këtë vlerësim. Falënderoj Federatën Shqiptare të Xhudos dhe trajnerin tim Erind Cara. Shpresoj që të marrë medalje në Kampionatin Evropian 2016”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh