AlbanianSport.com 04.01.2016 09:25
ASNN – Tradita e bukur e Kupës “Coca-Cola” tashmë ka nisur për të dytin vit radhazi në Shqipëri. Ky konkurrim sportiv dhe futbollistik angazhon adoleshentë të moshës nga 12, deri në 15 vjeç, të cilët konkurrojnë mes tyre për këtë trofe të rëndësishëm, që synon të kthehet në turneun më të madh futbollistik për këtë moshë në Shqipëri.
Kupa “Coca-Cola” u jep mundësinë të rinjve të shpërfaqin talentin e tyre në veprimtaritë sportive, të konkurrojnë e të kenë ndërveprim mes tyre, në një mënyrë të shëndetshme dhe argëtuese, e të edukojë gjeneratat e reja për t’u socializuar e komunikuar nëpërmjet një sporti që e duan të gjithë, futbollit.
Ky turne u organizua përgjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit që sapo u mbyll, në bashkëpunim më Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Kjo veprimtari përfshiu mbi 1,000 fëmijë nga 50 shkolla nga i gjithë vendi dhe u zhvillua në disa qytete kryesore si Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça dhe Shkodra.
Në fund, finalja e madhe u shoqërua me një veprimtarive festive, ku fitues doli qyteti i Shkodrës. Kupa “Coca-Cola” nuk është thjesht një lojë. Ky turne kombëtar futbolli për të rinjtë i cili organizohet çdo vit nga lideri global në prodhimin e pijeve freskuese, “Coca-Cola”, ndihmon për të identifikuar dhe vlerësuar talentet e rinj dhe krijon një mundësi për ata të ndjekin pasionin për futbollin, duke i ndihmuar në këtë proçes, të krijojë miqësi të reja dhe të zhvillojë aftësitë e tyre të spikatura prej skuadre.
Duke folur për këtë iniciativë, Drejtori i Përgjithshëm i “Coca-Cola”-s, Luixhi Verardo, tha: “Kompania Coca-Cola organizon shumë evente të ndryshme në Evropë, të ideuara për të sjellë mundësi argëtuese për individët dhe familjet që të angazhohen në veprimtari fizike”.
“Kupa Coca-Cola është akoma një tjetër shembull, së bashku me shumë të tjerë nëpër Evropë, e cila frymëzon dhe motivon njerëzit të jenë fizikisht aktivë në një mënyrë argëtuese dhe bashkëvepruese, në një mënyrë që vetëm “Coca-Cola” mund ta bëjë!” – përfundoi ai.