AlbanianSport.com 21.12.2015 19:50
ASNN – Napoli po kalon një sezon të mirë dhe pas 17 javësh kampionat renditet në vendin e tretë, vetëm 1 pikë larg kreut. Skuadra e sarit, e mbylli me fitore duke mundur me rezultatin 3-1 Atalantën. Pas takimit është përzgjedhur shqiptari Elseid Hysaj për të folur rreth ecurisë së ekipit dhe rivalëve.
“Po zhvillojmë ndeshje të mira në kampionat dhe po tregojmë që nuk dorëzohemi kurrë, – ka thënë futbollisti shqiptar i Napolit, duke folur pas fitores. – E mbyllëm mirë këtë vit dhe ishte e drejtë për ne. Ne nuk na intereson asnjë ekip dhe treguam që mund të përballemi me çdo ekip.
“E bukura e këtij kampionati është se nuk ka zotërurs dhe mendoj se do të luftohet deri në fund për titullin “kampion””, – ka shtuar Elseid Hysaj. Java e 17-të ishte pozitive dhe për Etrit Berishën, pasi skuadra e tij, Lacio, u rikthye te fitorja pas shumë javësh duke ndalur Interin.
Portieri i Kombëtares u aktivizua nga minuta e parë në fitoren 2-1 ndaj kryesuesve të Serisë A. Kampionati italian i futbollit është në periudhë pushimesh dhe do të rikthehet më 6 janar 2016.