AlbanianSport.com 20.12.2015 20:55
ASNN – Ndërkohë që Bajerni i Mynihut janë në pritje të zyrtarizimit të trajneri italian, Karlo Ançelotit, mediat lokale kanë zbuluar detajet e kontratës së tij me kampionët gjermanë. Karlo Ançeloti do të firmosë javën e ardhshme, megjithëse punën me Bajernin e Mynihut do ta nisë vetëm në fund të sezonit.
Për të bindur trajneri, klubi bavarez i ka ofruar atij një kontratë “faraonike”. Kështu, Karlo Ançeloti do të firmosë për tre vite, ndërsa do të fitojë 15 milion euro në sezon, çka do të thotë se paga e tij është 3 milionë euro më e lartë se ajo që merr aktualisht homologu i tij, Pep Guardiola.
Po ashtu, drejtuesit e Bajernit të Mynihut janë gati të plotësojnë edhe dëshirat në merkato të trajnerit të ri. Karlo Ançeloti do të kthehet në stol pas një sezoni pushim për arsye shëndetësore, që pas largimit nga Reali i Madridit. Më parë italiani ka drejtuar në karrierën e tij Juventusin, Milanin, Çellsin dhe Paris SG-në.