Vllaznia duket se po vazhdon në kampionatin e basketbollit të femrave me hap pretendenteje. Thuhet kështu sepse skuadra e trajnerit Rajmond Rashja, pasi ka fituar një javë më parë në “Fahrije Hoti” ndaj Tiranës vendëse, të njëjtën gjë ka bërë dje ndaj Elbasanit në mesditë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”.
Shkodranet e kanë dominuar ndeshjen, ndërsa në fakt pjesën e parë e kanë fituar me vështirësi dhe me vetëm një pikë diferencë, 18-17. Por, në të dytën, basketbollistet vendase e kanë rritur ritmin dhe duke fituar 26-21, e kanë thelluar epërsi në 44-38 në pushim të ndeshjes.
E treta është vendimtare për fatet e ndeshjes, sepse pasi është fituar nga Vllaznia me diferencën prej 12 pikësh, 28-16, totali ka shkuar 72-54. Dhe në fund, pjesa e katërt e përfunduar në barazim 23-23, vetëm ka vulosur suksesin e Vllaznisë me 18 pikë diferencë, 95-77.
Vllaznia – Elbasani 95-77
(18-17, 26-21, 28-16, 23-23)
Vllaznia: I. Dashja, Mustafa, Basha, Berrania, Çoçja / A.Dashja. Trajner R. Rasha
Elbasani: Faraj, Sylenji, Qose, Zenuni, Shabani / Xhyra, Ahmetaj. Trajner E. Xhyra
Gjyqtarë: G. Hoxha, E. Allaraj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 11-të
(18-19 dhjetor 2015)
Të premten:
Tirana – Studenti 74-52
Kamza Basket – Goga Basket 50-70
Të shtunën:
Vllaznia – Elbasani 95-77
Skënderbeu – Flamurtari 61-76
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 10 10 0 763-580 20
- Goga Basket 10 7 3 725-632 17
- Tirana 10 7 3 720-645 17
- Vllaznia 10 6 4 701-657 16
- Skënderbeu 10 5 5 718-712 15
- Studenti 10 3 7 555-697 13
- Kamza Basket 10 2 8 494-589 12
- Elbasani 10 0 10 549-712 10