Ballkaniada e Pingpongut & Rrethi Çiklistik, leksione qytetarie për serbët

Share Button

Ciklizem-Pingpong-Serbia

AlbanianSport.com 18.10.2014 13:35

ASNN – Ndërsa pamjet e dhunës së ushtruar ndaj Kombëtares kuqezi në Stadiumin e Beogradit janë ende të freskëta, Shqipëria ofron dy raste te tjera sportive që flasin më shumë se çdo koment tjetër. Këto dy raste, që i përcjell kjo kronikë, por edhe futbollistët e shumtë serbë që luajnë nëpër ekipet shqiptare janë dëshmi e kulturës dhe qytetarisë evropiane që sporti shqiptar ofron në këto kohë rritjes së tensioneve etnike në rajon.

Ndërkohë që nga Serbia vazhdojnë të vijnë insinuata nga më të ndryshmet dhe nga të gjitha nivelet në drejtim të Shqipërisë, është kjo e fundit që jep edhe një tjetër shembull qytetarie, e për më tepër kundrejt sportistëve serbë. Ndërsa pamjet e dhunës së ushtruar ndaj Kombëtares kuqezi në Stadiumin e Beogradit janë ende të freskëta, janë dy rastet e tjera sportive që flasin më shumë se çdo koment tjetër.

Vetëm pak ditë më parë, sportisti serb, Marko Stankoviç, u shpall fitues i Rrethit të 71-të Çiklistik të Shqipërisë. Kjo fitore erdhi pasi çiklisti dhe skuadra e tij serbe e Novi Pazarit, përshkuan mbi 700 km anembanë vendit, pa patur as më të voglin problem apo presion, por në shpirtin e një “fair-play”-i të vërtetë, të siguruar nga Federata e Çiklizimit dhe Shqipëria si organizatore dhe mikpritëse e garës së 3-të më të vjetër çiklistike në botë pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

Ky shpirt i lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjellë është pasqyruar edhe të enjten në mbrëmje, kur Serbia u kurorëzua “kampione” e gadishullit në Kampionatin Ballkanik të Nën-21-vjeçarëve, që po mbahet në Tiranë. Këto dy raste, por edhe futbollistët e shumtë serbë që luajnë nëpër ekipet shqiptare janë dëshmi e kulturës dhe qytetarisë evropiane që sporti shqiptar ofron në këto kohë rritjes së tensioneve etnike në rajon.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh