AlbanianSport.com 20.12.2015 10:55
ASNN – Vllaznia dhe Tirana janë dy gjysmëfinalistet e tjera të Kupës së Shqipërisë në Basketboll për Meshkuj, duke iu bashkuar kështu Partizanit, që ishte kualifikuar të premten, duke fituar ndaj Superior Klimës, ndërsa skuadra e katërt do të njihet të mërkurën, nga dueli Kamza Basket-Teuta.
Në takimin çerekfinal, të zhvilluar mbrëmë, Tirana është kualifikuar me vështirësi për në gjysmëfinalen, sepse Elbasani i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj ka bërë një rezistencë të fortë. Megjithatë, bardheblutë kanë triumfuar në fundm në shifrat 92-75.
Në takimin tjetër të zhvilluar dje, kampionia në fuqi, Vllaznia nuk ka ”lëshuar pe” ndaj debutuesve të Ardhmëria Basket të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa ka fituar me një diferencë prej 34 pikësh, 95-61, dhe është kualifikuar për në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
Të premten:
Partizani – Superior Klima 79-72
Të shtunën:
Vllaznia – Ardhmëria Basket 95-61
Tirana – Elbasani 92-75
Të mërkurën:
Kamza Basket – Teuta ora 19:00