Gjergj Vyshka 19.12.2015 15:55
Partizani dhe ata ishin katër heronj. Kështu mund të cilësohet skuadra e trajnerit Elvis Ismetit, e cila dje me vetëm katër lojtarë për një minutë në pjesën e fundit ia ka dalë të jetë fituese në ndeshjen ndaj Superior Klimës, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Pasi kanë dalë tre lojtarë me pesë gabime personale që nga Pylla, Tegu dhe Laçi në fushë kanë mbetur vetëm Florian Ismeti, Selimaj, Xhunga e Divitaraj.
Sepse edhe pse ishin të regjistruar në protokoll nuk kanë qenë të pranishëm as Kristo e as Dervishi. Dhe në të tilla kushte kur Partizani është në vështirësi financiare edhe trajneri Elvis Ismeti vijon të qëndrojë pas stolit të rezervave, sepse ende nuk është paguar gabimi teknik i ndeshjes me Teutën në kampionat. Gjithçka ka ndodhur në pjesën e katërt dhe të fundit të ndeshjes.
Nisin ndëshkimet e lojtarëve me pesë gabime personale, gjë që nuk bën asnjë palë të kënaqur, ndërsa gjykimi i treshes Dulçe-Kasmi-Bejko ka qenë i diskutueshëm dhe i kontestueshëm nga të dy ekipet. Dhe për rrjedhojë ka mbetur Partizani me katër lojtarë, në një kohë që tek Superior Klima ka dalë nga loja Shytaj dhe Shehi me pesë gabime personale.
Madje ky i fundit ka pasur gabim dyfish, sepse pas një dyluftimi ka pasur një kacafytje me Ismetin, gjë është zgjidhur paqësisht. Por për të dy lojtarët është dhënë gabim teknik prej gjyqtarëve e për rrjedhojë Shehi ka dalë me pesë gabime personale. Ismeti dhe Selimaj marrin përsipër skuadrën dhe në fund 79-72, që është edhe fitorja e parë sezonale për Partizanit pas dhjetë humbjesh në kampionat.
Partizani – Superior Klima 79-72
(24-14, 11-22, 22-13, 22-23)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
Të premten:
Partizani – Superior Klima 79-72
Të shtunën:
Vllaznia – Ardhmëria Basket ora 18:00
Tirana – Elbasani ora 18:00
Të mërkurën:
Kamza Basket – Teuta ora 19:00