AlbanianSport.com 18.10.2014 12:35
ASNN – Ngjarjet e ndodhura në Beograd të martën duket se nuk kanë krijuar përçarje sa i përket marrëdhënies mes lojtarëve. Një foto që flet sa një mijëfjalë është publikuar nga klubi italian i Lacio-s dhe në të shihet lojtarët shqiptarë dhe ata serbë që shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin. Në foto janë nga e majta në të djathtë Lorik Cana, Filip Xhorxheviçi, Etrit Berisha, Dushan Basta dhe Tomas Strakosha.
Sipas mediave italiane, pesë futbollistët, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, kanë folur dhe janë sqaruar pas kthimit nga Beogradi në Romë dhe në fund kanë shtrënguar duart.
Në konferencën për shtyp të mbajtur pas ndeshjes, Cana u shpreh se lojtarët serbë nuk kishin ushtruar dhunë, por kishin vepruar në mbrojtje të kombëtares shqiptare.