Gjergj Vyshka 17.12.2015 23:45
Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes së volejbollit për femra midis Flamurtarit dhe Vllaznisë ishte Zhivanaj e shkodraneve, me 8 pikë, pasuar nga Picaku me 7 pikë, si dhe Isakaj e Flamurtarit me 7 pikë.
Në bllok ka dalë fituese Peteza e Vllaznisë me tre mure fituese. Kurse në shërbim janë të sakta me nga 3 përpjekje rezultative Petëza, Qershia e Dodani. Në përfundim 3-0 për Vllazninë dhe kualifikim historik për shkodranet për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ndërkohë trajneri i Flamurtarit, Todi Driza, ka falënderuar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, që i ka mundësuar skuadrës që të vijë të marrë pjesë në këtë fazë eliminatore të Kupës së Shqipërisë.
“Flamurtari e bën vajtje-ardhje përditë, por nëse do të ishte financiarisht dobët edhe mund të mos merrte pjesë”, – ka thënë trajneri vlonjat i rrjetës, Driza për “Sport Ekspres”.
Flamurtari – Vllaznia 0-3
(19-25, 14-25, 9-25)
Flamurtari: Çaushaj, Memetaj, Petritaj, Isakaj, Mezinaj, Mali (L), R. Isakaj / Malaj, Tafili. Trajner: T. Driza
Vllaznia: Molla, Picaku, Peteza, Zhivanaj, Koçeku, Qershia, Vistaraj (L) / Kiri (L), Dodani, Rranza. Trajner: S. Goga
Gjyqtarë: A. Shehu, E. Papamihali (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Kalendari i fazës çerekfinale
Grupi B
(“Fahrie Hoti” – Tiranë)
Të martën:
Tirana – Flamurtari 3-0
Partizani – Vllaznia 1-3
Të mërkurën:
Tirana – Partizani 3-0
Flamurtari – Vllaznia 0-3
Të enjten:
Vllaznia – Tirana ora 15:00
Partizani – Flamurtari ora 16:30
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 2 2 0 6-0 6
- Vllaznia 2 2 0 6-1 6
- Partizani 2 0 2 1-6 0
- Flamurtari 2 0 2 0-6 0